leoni

Ahmet Qeriqi: Fitorja “spektakulare” e ekspeditës ndëshkuese sllavomaqedone kundër shqiptarëve

Nga sulmi agresiv, i paramenduar, i përgatitur shumë kohë më parë dhe i ekzekutuar nga policia sllavomaqedone, më 7 nëntor 2007, në fshatin Brodec të Malësisë së Tetovës, u vranë në rrethim gjashtë shqiptarë nga trojet e ndryshme të Shqipërisë etnike, gjashtë të tjerë morën plagë, ndërsa policia sllavomaqedone arrestoi dhjetëra shqiptarë. Më 2 nëntor, në rrethana të pasqaruara është vrarë edhe veterani i tri luftërave tona çlirimtare, Xhavit Morina.

Sulmi i forcave policore sllavomaqedone kundër fshatrave të Malësisë së Tetovës, me qëllim të likuidimit të një grupi shqiptarësh kryengritës, rikthen në kujtesë ngjarje të shumta tragjike dhe heroike, të cilat kanë ndodhur dhe mjerisht ende po ndodhin kudo në trojet e okupuara të Shqipërisë etnike. 
Vrasja në rrethana ende të pasqaruara e Xhavit Morinës dhe likuidimi i gjashtë pjesëtarëve të tjerë të grupit të tij kryengritës, mbase nuk do të jetë vetëm një prelud i një kompozimi mirë të orkestruar nga qarqet antishqiptare, për të krijuar situatë pasigurie, me qëllim të zvarritjes apo ngrirjes së procesit për pavarësinë e Kosovës dhe dekompozimit definitiv të “Marrëveshjes së Ohrit”. 
Sulmi në Brodec është paramenduar me qëllim të caktuar, jo për ta destabilizuar ish-RJ të Maqedonisë, por për t’i provokuar forcat tona të shëndosha kombëtare, të cilat nuk janë pajtuar as do të pajtohen me zgjidhjet e këqija dhe parciale të çështjes shqiptare. 

Këtij sulmi i ka paraprirë vendimi politik i Gjykatës kushtetuese të ish-RJ të Maqedonisë, për kufizimin ekstrem, ( sa për fillim ) të përdorimit të flamurit kombëtar shqiptar në trojet e Iliridës, me qëllim për ta degraduar në tërësi “Marrëveshjen e Ohrit”, e cila i dha fund luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kundër forcave policore dhe ushtarake sllavomaqedone, pikërisht në kohën kur forcat e UÇK-së kishin marrë nën kontroll shumicën e viseve shqiptare të Iliridës, dhe kur po bëheshin gati ta çlironin Shkupin, pikërisht në kohën kur admirali Xhonson, i kishte bërë me dije Qeverisë së atëhershme sllavomaqedone se nuk do të mund ta fitonte luftën kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, por duhej ta nënshkruante “Marrëveshjen e Ohrit”, në vend të nënshkrimit të kapitullimit të mëvonshëm. 
Të pakënaqur me epilogun e luftës, qindra luftëtarë shqiptarë nuk u pajtuan me nënshkrimin e “Marrëveshjes së Ohrit”, duke qenë të sigurt se Qeveria e Shkupit nuk do ta respektonte atë, dhe ndërkohë do ta degradonte ashtu sikurse edhe e ka degraduar në tërësi atë marrëveshje farsë. Luftëtarët, që u vranë nga forcat sllavomaqedone në Brodec ishin në mesin e atyre të pakënaqurve, të cilët luftën e tyre e konsideruan të tradhtuar ashtu sikurse e kishin konsideruar si akt tradhtie edhe demilitirazimin e UÇK-së në Kosovë, në verë të vitit 1999. 
Ekziston edhe një anakronizëm tjetër me këtë rast. Nuk është i rastësishëm fakti se gjatë tërë kohës së luftës mes shqiptarëve liridashës dhe kolonizatorëve sllavomaqedonë, në vitin 2001, PDSH-ja ishte pjesë e koalicionit me partinë nacionaliste sllavomaqedone VMRO-DPMNE, koalicion i cili nuk u prish asnjëherë dhe vazhdoi edhe pas mbarimit të luftës. Mjerisht, ky koalicion ekziston edhe sot, ndërsa në ndjekjen dhe likuidimin e grupit kryengritës morën pjesë edhe disa trutharë shqiptarë, të yshtur dhe të ndërsyer nga ministria e Brendshme e këtij shteti artificial, ku janë postuar edhe disa të mjerë, shërbëtorë të kësaj Qeverie. 

Është vështirë të prognozohet se kur dhe si do të përfundojë ky ndëshkim i egër antishqiptar, që ndërmori policia sllavomaqedone, e ndihmuar edhe nga segmente të tjera të sigurisë, qoftë nga policia ndërkombëtare e dislokuar në Kosovë, qoftë nga një segment i forcave të KFOR-it, qoftë edhe nga një segment i SHPK-së, apo i të ashtuquajturës Ministri e Brendshme e Kosovës. 
Të gjitha këto forca kanë orkestruar veprimet me qëllime të caktuara, secili për të përfituar nga një pjesë të këtij “suksesi” spektakular, që u kushtoi me jetë shtatë të rinjve shqiptarë. Vrasja e këtyre luftëtarëve nga Kosova, Ilirida dhe Shqipëria, ka një simbolikë të veçantë, ( e cila, pavarësisht se kush dhe çfarë mërie apo urrejtje mund të ketë kundër këtyre luftëtarëve, të apostrofuar si të “penalizuar”), tregon se shqiptarët në të gjitha luftërat tona çlirimtare ishin dhe ende po mbesin të bashkuar. Akti i vetëvrasjes së Ramadan Shitit, po ashtu tregon një idealizëm të kalitur të luftëtarit historik shqiptar, që vret veten për të mos rënë i gjallë në duar të kundërshtarit. Hajni, banditi, dhunuesi, nuk e vrasin veten, por dorëzohen, që në thirrjen e parë të policisë. Vetëm idealistët janë ata që sfidojnë në një mënyrë të tillë. Kjo pasojë tragjike për popullin tonë liridashës, ende të nëpërkëmbur e të përgjakur nga sllavët, me siguri se nuk do të mbyllet me këtë “sukses” të forcave policore, që terrorizuan fshatarët e pafajshëm gjatë bastisjes, që shkatërruan e demoluan, që rrahën e sakatuan shqiptarë të pafajshëm, që goditën edhe minaren e xhamisë së fshatit, në mos për tjetër, për t’ia bërë me sy botës se dikush në këto anë po luftuaka kundër fundamentalizmit dhe “terrorizmit” islamik. 
Sulmi në Brodec do të farkojë më tej idenë e çlirimit dhe të bashkimit kombëtar, sepse forcat e vërteta kombëtare shqiptare nuk do të pajtohen që përgjithmonë të mbesin nën sundim të sllavëve, meqë kështu e kërkuaka politika aktuale, vasale, e Tiranës, e Prishtinës dhe ajo e Shkupit. Rezistenca e dhjetëra kryengritësve shqiptarë në Malësinë e Tetovës, përballë qindra policëve sllavomaqedonë e të tjerë, qëndresa e tyre fanatike por edhe heroike me siguri se do të frymëzojë edhe shumë të pakënaqur të tjerë, të cilët do të vazhdojnë këtë rrugë, meqë nuk kanë më çka të humbin, por konsiderojnë me të drejtë se kanë çka të fitojnë. 
Dalja me komunikatë publike e formacionit autentik të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare është një kambanë alarmi për kreun politik shqiptar në Shkup, në Prishtinë dhe në Tiranë, ndërkohë që këta janë zënë me një luftë tjetërfare, janë zënë me luftë politike kundër njëri tjetrit: Menduh Thaçi kundër Ali Ahmetit, Salih Berisha e Bamir Topi kundër Sollakut e Edi Ramës, Eqrem Kryeziu, Lufti Haziri e Veton Surroi kundër Pacollit e kështu me radhë. 
Dhe në këtë katrahurë tipike shqiptare, do trima të përfolur për “të keq”, u gjendjen jo rastësisht andej nga Malësia e Tetovës, në malet e Sharrit Plak, ( të ikur nga burgjet, të ndjekur nga policët e milicët), qëndruan dhe ranë burrërisht duke luftuar, jo për veten e tyre, as për partitë e tyre politike, as sepse ishin zënë për tenderët, as për krenari sa për të fituar në zgjedhje, as për të fituar nam e lavdi. Megjithatë, ata ranë, duke derdhur gjakun e tyre në trojet ende të paçliruara të Shqipërisë. U vranë nga pushtuesit tanë shekullorë, të ndihmuar nga plehurina shpirt vasale. 


5.5. 2005 Nostalgjikët e Titos, edhe 25 vjet pas vdekjes, i mbesin besnikë rrugës së bashkim vëllazërimit 


Përderisa çlirimtarët e Kosovës dhe popullata shumicë e vendit po përballet me krizën e varfërisë, përderisa të gjithë shqiptarët liridashës janë të preokupuar me çështjen e hapjes së statusit të Kosovës dhe me probleme kapitale, politike e ekzistenciale, titistët dhe soji i tyre i bashkim vëllazërimit me serbët dhe me sllavët e tjerë, përkujton përvjetorin e 25-të të vdekjes së Josip Broz Titos. Një gazetë ditore e Kosovës e quajtur”Ekspress”, e emërtuar kështu me nostalgji sipas Ekspresit simotër të Beogradit, gazetë me përmbajtje ideologjike projugosllave, në faqen e dytë boton lajmin “prekës” të para 25 viteve, kur “Rilinjda” e asaj kohe, apo viktima që glorifikonte xhelatin, sikur shprehej Jusuf Gërvalla, kishte botuar lajmin për vdekjen e Josip Brozit, ndërsa po në këtë faqe, analisti me orientim projugosllav, Shkëlzen Maliqi, boton një koment me përmbajtje nostalgjike për prijësin e madh të kombeve e të kombësive të Jugosllavisë.
Nuk është aspak për t’u habitur pse në Kosovë ende ka më shumë nostalgjikë protitistë e projugosllavë, sesa në Kroaci apo në Serbi, sepse në mendjen e rajës së robëruar, jo vetëm qenia por edhe mendja mbetet rob përgjithmonë. Mirëpo, është paksa për t` u habitur si ndodh për shembull kur i tërë shtypi i zi që botohet në gjuhën shqipe në Kosovë, iu turret atyre të cilët i quan enveristë, duke e etiketuar Enver Hoxhën madje edhe si titist, sikur bën nostalgjiku i jugosllavizmit Agim Zogaj, ndërsa joshet me komentet për Titon dhe rrugën e tij “të lavdishme”, madje edhe për dashurinë e veçantë, që ai, pra Marshall Tita, paska pasur për shqiptarët Shkëlzeni i Mehmet Maliqit. Kjo formë e ringjalljes së lugatërisë titiste e rankoviqiste, në mos më shumë, në bën të mendojmë se gjaku i përzier për 90 vjet rresht, gjaku i mijëra bastardëve nuk bëhet hasha, dhe nuk është pastaj për t`u habitur se shumë nga ish intelektualët titistë dhe rankoviçistë, sot drejtojnë jetën politike në Kosovë. Dhe pikërisht për këtë, Kosova nuk po arrin të shkëputet nga kthetrat, qofshin ato edhe trashëguese nostalgjike të Beogradit, dhe pikërisht për këtë çlirimtarët ndodhen në Hagë, ndërsa ish titisto-rankoviçistët drejtojnë institucionet më të rëndësishme të vendit. Kemi me këtë rast edhe ndonjë përjashtim nga ky rregull i përgjithshëm.
Analistit besnik të kominternës jugosllave, Shkëlzen Maliqit dhe stafit të gazetës Ekspress, do të duhej përkujtuar me këtë rast disa nga krimet monstruoze dhe masakrat, që janë kryer me urdhër të Titos e të Rankoviqit dhe të lakejve të tyre shqipfolës, jo vetëm në Kosovë por në të gjitha trojet shqiptare të okupuara nga ish Jugosllavia. Dhe ato krime arrijnë deri në 50 mijë shqiptarë të vrarë, të masakruar e të pushkaktuar me gjyq dhe pa gjyq.
Besnikëve të Titos edhe 25 vjet pas vdekjes së tij, duhet bërë me dije se dhuna barbare jugosllave nuk kurseu 90 përqindëshin e shqiptarëve liridashës, ndërsa është e logjikshme që ajo mori nën mbrojtje 10 përqindëshin e bastardëve shqipfolës, i cili mjaftonte si forcë për ta ndërtuar sistemin represiv dhe administrative, dhe për të qeverisur dhunshëm në trojet shqiptare të okupuara.
Tito dikur, dhe titistët, madje edhe këta nostalgjikët e paturpshëm të pas 25 viteve, e dinë fare mire se sa qindra e mijëra shqiptarë janë vrarë në Kosovë, sidomos prej nëntorit të vitit 1944 e deri në dhjetor të vitit 1950. Natyrisht se ata janë vrarë, janë pushkatuar dhe janë masakruar si armiq të bashkim vëllazërimit, si nacionalistë dhe separatistë shqiptarë, si ballistë dhe enveristë, dhe përgjithësisht si shqiptarë, që nuk kanë pranuar të jugosllavizohen, nuk kanë pranuar të përziejnë martesat, gjakun dhe gjuhën e tyre me kombet e kombësitë e ish Jugosllavisë.
Botuesit e gazetës Ekspress, me rastin e përkujtimit të këtij përvjetori të tyre nostalgjik për Marshal Titon, duhet përkujtuar se në tokën e Kosovës dhe të ish Jugosllavisë, ende ka mijëra kufoma të pagjetura të barbarisë titiste e rankoviqiste si në Tivar, në Monopolin e Duhanit në Tetovë, në Idrizovë, në Shkup, në Strelishte të Prishtinës dhe në dhjetëra e qindra vende të tjera. Të humburit dhe të pagjeturit e kohës së Titos, janë më shumë se këto 3200 kufomat e shqiptarëve të rrëmbyer gjatë luftës së fundit në Kosovë, që ende kanë mbetur pa u gjetur në humbëtirat e Serbisë sodomiste të Milosheviqit.
Nostalgjikëve të jugosllavizmit do të duhej përkujtuar se krimet e kryera kundër shqiptarëve liridashës gjatë periudhës së sundimit të tyre, as janë harruar as mund të konsiderohet se janë vjetruar. Krimet e tilla kanë ngelur në kujtesë të trashëgimtarëve të tyre, të cilëve përkujtimi i përvjetorit të 25 të vdekjes së Titos, iu përkujton vrasjet, masakrat e pushkatimet që Tito dhe titistët kanë bërë kundër baballarëve, vëllezërve dhe të afërmve të tyre.
Ne e kuptojnë nostalgjinë e titistëve, me faktin se ata punojnë dhe veprojnë me çdo kusht për ta rikthyer dominimin serbo-jugosllav në Kosovë dhe pikërisht në këtë segment është thurur edhe shkrimi memorial i Shkëlzen Maliqit, botuar në “Ekspress” si dhe përkujtimin për përvjetorin e vdekjes së Titos edhe në gazeta dhe media të tjera të vendit. Shkëlzen Maliqi nënvizon se, sipas tij edhe të gjitha qarqet vendimmarrëse të Evropës, sot po treguakan interesim për modelin titist të bashkëjetesës së shqiptarëve me serbët, në rrugë për ta gjetur një status të përshtatshëm për Kosovën. Ai pretendon ta bëjë të ditur një vlerë, sipas tij universale të modelit qeverisës të Titos në Kosovë, kur Kosova ishte “e lire” madje me status në kuadër të Serbisë edhe të federatës.
Shkëlzen Maliqi mbase ka harruar se ka vdekur edhe federata e Titos, ka vdekur edhe ajo krijesa e quajtur Jugosllavi, ka vdekur dhe është fundosur përgjithmonë bashkim vëllazërimi i shqiptarëve me sllave, meqë vetë sllavët e kanë flakur atë bashkim vëllazërim të panatyrshëm, por, në mendjet e robëruara e të skllavëruara kurrë nuk vdes iluzioni, nostalgjia dhe idolatria bastarde. 
Nostalgjia për Titon, Rankoviqin dhe Milosheviqin do të zgjas në Kosovë, krejt derisa të pastrohet gjaku bastard nga damarët e atyre që e kanë trashëguar nga baballarët, nga nënat, e pse jo edhe nga gjyshet e tyre. Ky pastrim do të bëhet në mënyrë evolutive, për shkak se nuk arriti të bëhet në mënyrë revolucionare.
Nostalgjia për Titon e titizmin, për Jugosllavinë okupatore të kohës së kaluar, prek plagët ende të pashëruara të liridashësve të vendit tonë, por ata i mban shpresa se Kosova duhet të kalojë edhe nëpër këtë zezonë, duhet të kalojë përmes filtrave kohorë historikë, sepse gjaku nuk bëhet ujë dhe xhelati, në asnjë vend të qytetëruar

Kontrolloni gjithashtu

Skënder Karaçica: Kryeministri Albin Kurti duhet të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Çikago, Skënder Karaçica, ka bërë thirrje që kryeministri i …