Gjatë qëndrimit në Prishtinë, delegacioni i bundestagut gjerman u prit edhe nga drejtuesit e partisë socialdemokrate

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, delegacioni i bundestagut gjerman u prit edhe nga drejtuesit e partisë socialdemokrate

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, delegacioni tetë anëtarësh i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, i prirë nga deputetët e Bundestagut Gjerman, Josip Juratovic dhe Martin Rosemann, së bashku me drejtorin e Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në Prishtinë, Frank Hantke, u prit në takim edhe nga drejtuesit e partisë socialdemokrate të prirë nga kryetari, Shpend Ahmeti. “Gjatë këtij takimi u diskutua mbi situatën politike në vendin tonë dhe me theks të veçantë rreth zhvillimeve të fundit, me ç ‘rast nga ana e PSD-së u shpalosën qëndrimet dhe u diskutua mbi hapat e mëtejmë të PSD-së. Lidhur me këtë, u nënvizua rëndësia që Kuvendi i Kosovës të marrë përgjegjësi kyçe mbi proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Partisë Social Demokrate.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …