leoni

Kryetari Haliti nënshkroi një marrëveshje me Klubin e Prodhuesve të Kosovës për realizimin e programit të financuar nga USAID për punësimin e të rinjve

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar një marrëveshje të mirëkuptimit me Klubin e Prodhuesve të Kosovës (KPK) për fillimin e implementimit të “Programit për Trajnimin në Punë”, program ky i cili mbështetet financiarisht nga projekti i USAID, EMPOWER Sektori Privat, në partneritet me Agjencinë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Sida. Programi për Trajnimin në Punë ka për qëllim të mobilizojë kompanitë në sektorin privat që të angazhohen në mënyrë më aktive në trajnimin e të rinjve ekonomikisht të përjashtuar dhe aftësimin e tyre profesional. Për këtë arsye, KPK, së bashku me partnerët nga sektori privat, ka filluar implementimin e këtij Programi, i cili është i strukturuar për zhvillimin e aftësive profesionale tek të rinjtë dhe rritjen e mundësisë së punësimit të tyre. Në komunën e Vitisë, përfituesit e parë të këtij programi do të jenë të rinj, të cilët do të trajnohen në punë përmes angazhimit direkt në kompani. Në përfundim të trajnimeve, pritet që disa prej përfituesve do të kanë mundësi të punësohen tek kompanitë partnere prodhuese të Klubit. Kandidatët do të përfitojnë nga një program trajnimi i kualifikuar dhe i strukturuar për nevojat e tregut të punës. Kryetari i komunës së Vitisë. Sokol Haliti mirëpriti fillimin e implementimit të këtij programi dhe shprehu gatishmërinë e tij që të sigurojë mbarëvajtjen e programit. Gjatë javëve në vazhdim, Klubi i Prodhuesve të Kosovës do të njoftojë se kur do të hapen aplikimet për përzgjedhjen e kandidatëve në këto komuna.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …