Sot në varrezat e dëshmorëve të Brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova”, në Kleçkë, janë bërë homazhe

Sot në varrezat e dëshmorëve të Brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova”, në Kleçkë, janë bërë homazhe

Sot në varrezat e dëshmorëve të Brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova” në Kleçkë, janë bërë homazhe dhe nderime, në ditën e dëshmorëve të kësaj brigade. Nderimet dhe homazhet, janë pjesë e aktiviteteve në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të rënies së dëshmorit Ismet Jashari-Kumanova, dhe dëshmorëve të tjerë të kësaj brigade dhe në kuadër të manifestimit “Të gjitha rrugët çojnë në Kleçkë”, që këtë vit mbahet nën përkujdesjen e Kryeministrit të vendit. Homazhe  në nderim të dëshmorëve të Brigadës 121 të UÇK-së, krahas zyrtarëve të lartë të shtetit dhe udhëheqësve të institucioneve të Republikës së Kosovës, kanë bërë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, së bashku me anëtarët e qeverisë komunale, si dhe familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës së UÇK-së, përfaqësues të subjekteve politike dhe qytetarë të shumtë. Manifestimi qendror, do të mbahet po në Kleçkë, në hapësirën e varrezave të dëshmorëve, në ora 20:00.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …