Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur i pikëlluar pas ndarjes nga jeta të senatorit amerikan , John McCain. Veseli përmes një postimi, ka shkruar se Kosova ka qenë e bekuar që ka pasur miq të tillë. Ai po ashtu ka thënë që nuk do të i harrojë kurrë mbresat e takimit me të. “Vitin e kaluar në Kuvendin e Kosovës kishim nderin të presim senatorin John McCain, mikun e madh të lirisë dhe pavarësisë sonë. I ruaj të paharrueshme mbresat e veçanta nga takimi me të. Një mendje briliante që me pak fraza zbërthente edhe problemet më komplekse të kohës sonë. Kosova ka qenë e bekuar duke pasur miq të tillë si senatorin McCain. Vdekja e tij na ka pikëlluar të gjitheve. Prehu në paqe miku ynë i madh e i paharruar”, ka shkruar Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
28 nëntori në Kalendarin e historisë shqiptare, shënon ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme të kombit shqiptar
Muaji nëntor në Kalendarin e historisë kombëtare shqiptare, shënon ngjarjet më të mëdha dhe më …