Deçani nikoqir i pritjes së Komandantit te Forcës së NATO-s, Admiral Jamess Foggo dhe Komandantin e KFOR-it Gjeneralmajor Salvadore Cuoci

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari  Sami Cacaj dhe Ministri i  Infrastrukturës, Pal Lekaj, takuan Komandantin e Forcave të përbashkëta të NATO-s Admiralin James Foggo dhe komandantin e KFOR-it Salvatore Cuoci, me të cilët kanë diskutuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në komunën e Deçanit. Gjatë këtij takimi kryetari Ramosaj dhe Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj than se  viti 2018 është vit i zhvillimit të infrastrukturës, i cili do t’i ndihmojë zhvillimit ekonomik duke përsërit qëndrimet e tyre se trashëgimia kulturore, trashëgimi kjo e qytetarëve të Kosovës, do të mbrohet gjithmonë. Gjatë konferencës për media ministri Lekaj tha se“Zhvillimi infrastrukturor ka impakt pozitiv edhe në zhvillimin e turizmit në zonat malore. Ne do të punojmë që Kosova brenda dy tri viteve të duket më ndryshe sa i përket infrastrukturës rrugore. Ne u zotuam po ashtu që aty ku janë zonat e mbrojtura pa ndonjë marrëveshje të mos kemi ndërhyrje të njëanshme, por shpresoj që marrëveshjet do të gjinden sepse do të dominojë e mira e përgjithshme për qytetarët dhe nuk besoj që do të ketë qytetar apo personalitet që t’i frenojë këto zhvillime që do të kenë impakt pozitiv të drejtpërdrejtë tek qytetarët, ngase ne jemi këtu për t’i ndihmuar ata qofshin ata personalitete politike apo fetare dhe ne do t’i trajtojmë të barabartë të gjithë qytetarët. Unë bashkë më kryetarin e komunës ë Deçanit Bashkim Ramosaj   u zotuam që të mos ndërhyjmë në asnjë zonë të mbrojtur pa marrëveshje dhe do të respektojmë ligjin ashtu siç duhet”, ndërsa Admirali Foggo duke folur për rëndësinë e zhvillimit ekonomik tha që me këtë tempo të zhvillimit dhe me këtë dinamikë të punëve nga të gjithë nga sa ka parë ai, zhvillimi ekonomik nuk do të jetë i largët për Kosovën. Kurse sa i përket rrugës Deçan – Plavë  tha se pajtohet me çka tha ministri Lekaj dhe kryetari Ramosaj  dhe se çdo marrëveshje mes palëve është e mirëseardhur.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …