MASHT FINALIZON PËRGATITJET PËR MBAJTJEN E PROVIMIT TË MATURËS SHTETËRORE 2018 (AFATI I GUSHTIT)

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë pjesë në takimin me komisionerët e testit të Maturës Shtetërore 2018, të organizuar nga Komisioni Shtetëror i Maturës. Me këtë rast, ministri Bytyqi është shprehur se, tashmë janë bërë përgatitjet e duhura dhe kërkoj nga të gjithë të angazhuarit në këtë proces që të kryejnë detyrën me përgjegjësi, ashtu që çdo gjë të shkojë mbarë. Ministri Bytyqi, kërkoi nga komisionerët e pranishëm që të minimizojnë lëshimet eventuale që kanë ndodhur në afatin e parë të provimit. Ministri Bytyqi theksoi nevojën e respektimit me rigorozitet të akteve ligjore, vendimit dhe udhëzimit administrativ lidhur me mbarëvajtjen e Testit të Maturës Shtetërore, duke shtuar se dëshiron që të kemi rezultate reale dhe të besueshme. Në këtë takim po ashtu u tha se, nxënësve nuk do tu lejohet hyrja me telefon në Qendrën e Testimit, ndërsa prindërve u është bërë thirrje që të mos lejojnë fëmijët të marrin telefona, pasi do të përjashtohen nga testi edhe nëse nuk i përdorin. Telefonat nuk do të lejohet që të përdoren edhe nga administratorët. Ndryshe, për mbarëvajtjen e këtij testi, MAShT ka angazhuar dhe trajnuar 93 komisioner. Janë caktuar edhe 630 administrator dhe 105 mbikëqyrës. Provimin e kanë paraqitur 7896 kandidatë, ndërsa fillon në ora 10 : 00 në të gjitha qendrat e paracaktuara. Dita e parë e provimit është me datë 28 gusht ndërsa dita e dytë do të jetë 1 shtator 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …