leoni

George Friedman: Kufijtë e Serbisë kanë ndryshuar gjatë luftës dhe kufijtë e tanishëm nuk janë të shenjtë

George Friedman: Kufijtë e Serbisë kanë ndryshuar gjatë luftës dhe kufijtë e tanishëm nuk janë të shenjtë

Analisti amerikan dhe themelues i Agjencisë “Stratfor”, z. George Friedman, tha se tani është një situatë ideale për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në Beograd dhe në Prishtinë, me qëllim për të arritur një marrëveshje të drejtpërdrejtë pa një palë të tretë, dhe kjo është e rëndësishme sidomos për Serbinë për të zgjidhur çështjen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të ecë përpara. “Mendimi im, është  si kufijtë e Serbisë kanë ndryshuar tashmë gjatë luftës, dhe  nuk ka asnjë arsye të konstatohet se  kufijtë e tanishëm janë të shenjtë. Kjo është arsyeja pse unë ju inkurajoj që të përjashtojë një palë të tretë dhe të arrijnë një marrëveshje të dy palët në fjalë, tha ai Friedman për gazetën serbe, “Danas”. Ai ka thënë se Kosova ka pasur rëndësi historike për Shtetet e Bashkuara dhe për herë të parë ka vepruar në mënyrë të pavarur e krejt  kjo ka krijuar shqetësim të madh, por kjo nuk është më çështja më e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Friedman tha se dyshon që  Shtetet e Bashkuara  do të kundërshtonin çdo ide, duke përfshirë edhe ndryshimin e kufijve, nëse kjo çon drejt stabilitetit dhe paqes në rajon. (Al-Xhazira)

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …