Qytetarët e Gjakovës protestojnë sot kundër ardhjes në këtë qytet të shtetasve serbë të cilët kanë bërë krime gjatë luftës

Qytetarët, po protestojnë me parullat: “S’ka qetësi pa drejtësi” dhe “Gjaku i fëmijëve shqiptarë të vrarë nga Serbia nuk falet”

Sot në qytetin e Gjakovës ka filluar protesta kundër vizitës  së paralajmëruar të  serbëve, që dikur kanë banuar në këtë qytet dhe pas luftës kanë ikur për në Serbi, meqë kishin marrë pjesë në masakrimin dhe dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre, në vitet 1998-1999. Protesta kundër këtyre  serbëve, që vijnë për çdo vit, gjoja me qëllim ta vizitojnë kishën  dhe varrezat e të afërmve të tyre,  është thirrur nga qytetarët e Gjakovës. Qytetarët, në Gjakovë po protestojnë me parullat: “S’ka qetësi pa drejtësi” dhe “Gjaku i fëmijëve shqiptarë të vrarë nga Serbia nuk falet”.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …