Dolën nga shtypi librat: “Gjergja me Adema” dhe “Riliri i Ritrollit”, të autorit Selman Dervishi

Më 3 shtator 2018 përurohen veprat letrare e publicistike të Selman Dervishit

Më 3 shtator 2018, në ambientet e Institutit Albanologjik të Prishtinës, në orën 12.00 përurohen veprat letrare e publicistike të poetit e veprimtarit, Selman Dervishi.

I njohur tashmë për botimin e shumë përmbledhjeve poetike dhe veprave letrare e publicistike, krijuesi nga Drenica me vendbanim, në Amerikë, Selman Dervishi, iu ka përkushtuar fatit të Atdheut, duke analizuar ngjarjet e përditshme që kanë të bëjnë me Kosovën, Iliridën, Shqipërinë, trojet shqiptare nën robëri dhe fatin e mërgatës shqiptare kudo në botë. Alfa e angazhimeve të tij është fati i shqiptarit, e kaluara e tij tragjike, e cila vazhdon të jetë edhe më tej tragjike për shkak të pazareve të liga, e aspak parimore që  po luhen nga një segment i fuqishëm i diplomacisë ndërkombëtare mbi kurriz të Kosovës, Shqipërisë dhe përgjithësisht mbi kurriz të të gjithë shqiptarëve, ku do ku ata punojnë dhe jetojnë.

I lindur dhe i rritur në Drenicën e trimërisë legjendare, i edukuar në frymën më të pastër kombëtare, i dashuruar në historinë e së kaluarës, ilire, arbëreshe, pellazge, shqiptare, Selman Dervishi thur poezi heroizmi për qëndresën shekullore shqiptare, sidomos prej Motit të Madhe të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut e  deri te Epoka lavdi plote e Legjendarit Adem Jashari. Ai ka botuar dhe boton edhe  kritika të mirëfillta kundër forcave të territ, kundër forcave sllave, greke  dhe kundër tërë armiqve të shqiptarisë.

Selman Dervishi deri tani ka botuar 21 vepra kryesisht përmbledhje poetike por edhe publicistike

  1. Fluturo moj shqipe……………………………………………….2000
  2. Epope e lirisë……………………………………………………….2001
  3. Gëzone dritën……………………………………………………….2002
  4. Flakë triumfi…………………………………………………………2003
  5. Lulë-kosove………………………………………………………….2004
  6. Kthehu përsëri………………………………………………………2005
  7. Thërret një zog………………………………………………………2005
  8. Shqip Shqipe……………………………………………………….. 2006
  9. Ag pranverë…………………………………………………………. 2007
  10. Tokë e qiell……………………………………………………………2007
  11. Liri Kosovës…………………………………………………………..2008
  12. Popull kombi…………………………………………………………2009
  13. Nenë oj Loke………………………………………………………… 2009
  14. Gjallë Shqiptaria…………………………………………………….2010
  15. Hyje diellore…………………………………………………………. 2012
  16. Rreze diellore…………………………………………………………2015
  17. Riliri ritrollit…………………………………………………………..2018
  18. Strateg-bota në anekdota I. ………………………………….2012
  19. Strateg-bota në anekdota II. …………………………………2013
  20. Strateg-bota në anekdota III. ………………………………..2016
  21. Gjergja me Adema…………………………………………………..2018

 

Proza poetike e Selman Dervishit

I njohur tashmë për botimin e shumë përmbledhjeve poetike dhe veprave letrare e publicistike, krijuesi nga Drenica me vendbanim në Amerikë, Selman Dervishi, iu ka përkushtuar fatit të Atdheut, duke analizuar ngjarjet e përditshme që kanë të bëjnë me Kosovën, Iliridën, Shqipërinë, trojet shqiptare nën robëri dhe fatin e mërgatës shqiptare kudo në botë. Alfa e angazhimeve të tij është fati i shqiptarit, e kaluara e tij tragjike, e cila vazhdon të jetë edhe më tej tragjike për shkak të pazareve të liga, e aspak parimore që  po luhen nga një segment i fuqishëm i diplomacisë ndërkombëtare mbi kurriz të Kosovës, Shqipërisë dhe përgjithësisht mbi kurriz të të gjithë shqiptarëve, ku do ku ata punojnë dhe jetojnë.

I lindur dhe i rritur në Drenicën e trimërisë legjendare, i edukuar në frymën më të pastër kombëtare, i dashuruar në historinë e së kaluarës, ilire, arbëreshe, pellazge, shqiptare, Selman Dervishi thur poezi heroizmi për qëndresën shekullore shqiptare, sidomos prej Motit të Madhe të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut e  deri te Epoka lavdi plote e Legjendarit Adem Jashari. Ai ka botuar dhe boton edhe  kritika të mirëfillta kundër forcave të territ, kundër forcave karpatoide, sllave, greke  dhe kundër tërë armiqve të shqiptarisë.

Në dy vëllimet e fundit me analiza e komente, titulluar, “Strateg-bota në anekdota”, Selman Dervishi ka sintetizuar një përvojë të gjatë krijuese, duke aplikuar një stil krejtësisht të veçantë, në temat të cilat i ka trajtuar dhe i trajton. Analizat e tij të shkurta, kryesisht anekdota të njohura apo të krijuara nga ai vetë, janë tipari dallues i krijimtarisë së tij. Derisa në vëllimin e parë të përmbledhjes me anekdota, ai shpreh një botë të fuqishme të kritikës, satirës e sarkazmit, në vëllimin e dytë, të cilin tashmë e kemi të botuar, mbase edhe me disponim paksa më pesimist, ai ironizon edhe më shumë, madje mallkon hapur të gjitha forcat e territ e të tmerrit, të gjithë masakruesit kanibalë, të gjithë projektuesit e zbatuesit e holokausteve e masakrave, duke i stigmatizuar ata, duke i mallkuar, duke ua lëshuar mbi supe anatemën për veprat e tyre të liga antishqiptare, antinjerëzore dhe antiqytetëruese.

Selman Dervishi tashmë ka krijuar stilin e tij të rrëfimit të stërzgjatur, me përsëritje të shpeshta, por të qëllimta, për ta bërë më të fortë mallkimin, për t’i stigmatizuar sa më thellë dukuritë negative, sidomos politikën e pa aftë shqiptare, qoftë në Prishtinë e Shkup por edhe në Tiranë, të cilën e identifikon si bashkëpjesëmarrëse në të ligën që na ka kapluar. Ai nuk e kursen as kë, duke u thirrur në idealet e lirisë në sakicën e dëshmorëve e sidomos në sakrificën dhe heroizmin e Adem Legjendarit, të familjes së tij dhe të të gjithë dëshmorëve të luftës së UÇK-së.

Rrëfimet, anekdotat, analizat e prezantuar në vëllimin e dytë të përmbledhjes: “Strateg-bota në anekdota”janë përsëritur shpesh, por gjithnjë duke i parë ato nga një kudër i ri i vrojtimit, por edhe për shkak se ai është regjistrues dhe komentues i të gjitha zhvillimeve, madje edhe i zhvillimeve ditore. Selman Dervishi është kujdestar i përhershëm i ndodhive në Atdhe dhe kudo ndër shqiptarë, është idealisti që brengoset në thellësi të shpirtit për punët që nuk po na shkojnë mirë, andaj ai që kërkon me çdo kusht bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Ai  është rojtar nderi i konceptit të një Shqipërie unike, etnike, natyrale mbarë kombëtare, mbarë shqiptare etj. Ai lëshon klithma miradije drejtuar të gjithë bashkëmendimtarëve, të cilët i porosit që të unifikohen rreth aspiratës së natyrshme të shqiptarëve për të jetuar në një shtet të vetëm ashtu sikur jetojnë të gjithë kombet e botës.

Duke qenë i pa kursyer në stigmatizimin e dukurive negative të shqiptarëve ai kritikon politikanët tanë në tri qendrat e politikë-bërjes së mefshtë e të dobët shqiptare, nuk i kursen ata, meqë vetë kanë marrë përsipër çështjen e kombit e Atdheut dhe përderisa kanë ngarkuar mbi supe atë barrë, ata duhet të interesohen për kombin e Atdheun dhe jo vetëm për t’u pasuruar, sikur po bëjnë aktualisht shumica dërrmuese e politikanëve shqiptarë.

Fakti se Selman Dervishi shkruan me një stil të veçantë, me pretendime për një prozë poetike, bën që kritikat dhe analizat e tij të duken krejt uniforme dhe nganjëherë edhe të bezdisshme, por duhet pasur para sysh faktin se bezdia e tij shpirtërore, doemos se është shprehur dhe po shprehet për mes shkrimeve si formë proteste dhe në protesta të tilla gjithnjë kemi përsëritje të brohoritjeve, përsëritje të pareshtura të kërkesave dhe përsëritje të pareshtura të ankimeve e sidomos të mallkimeve. Mallkimet e Selman Dervishit nuk janë mallkime personale, nuk lidhen me inatet e tij, por janë mallkime kolektive të shqiptarëve liridashës, të cilët po e shohin dhe po e kuptojnë se nuk i kemi punët mirë, e derisa sa është kështu, mallkimi le të bjerë mbi ata që janë fajtorë për këtë gjendje.

Proza fragmentare e Selman Dervishit përshkohet nga dialogu i brendshëm, një dialog nganjëherë  i rënduar edhe me klishe, me përsëritje e klithma, të cilat janë pjesë e shprehjes së natyrës së tij specifike, janë vetë bota e tij e brendshme, e cila ka gjetur nganjëherë edhe valvulin e derdhjes së mllefit të grumbulluar. Si e tillë, ajo duket ndryshe dhe lë vend për kritikë, por me rastin e tij nuk kemi të bëjmë me një krijues që kërkon ftoma të veçanta të shprehjes, për veç faktit se shprehja e tillë është pjesë e botës së tij, padrejtësisht  shumë vjet e ngulfatur. (A.Q)

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …