leoni

FMK: ISLAMI SI FAJTOR KUJDESTAR

 


Forumi Mysliman i Kosovës në këto çaste të rëndësishme në të cilën po kalon Kosova, me vëmendje është duke i përcjellë zhvillimet aktuale politike si dhe shkrimet në disa mediet të shkruara të cilët janë të drejtuara kundër kulturës islame në Kosovë. Forumi Mysliman i Kosovës e ndien veten të obligueshëm që të prononcohet me këtë Deklaratë për shtyp me të cilin njofton opinionin gjerë kombëtar dhe ndërkombëtar me disa shqetësimet aktuale që janë prezent në Kosovë.

Forumi Musliman i Kosovës me kohë ka kundërshtuar Propozimin gjithëpërfshirës të Ahtisarit si zgjidhje kompromisi,e që nuk korrespondon me vullnetin e popullit të Kosovës dhe se në një të ardhme të afërt që do të sjell reperkusione të papara, të cilët do të bien ndesh edhe me vet aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Kjo më së miri u pa me propozimin e 6 pikëshit të Ban Ki Munit i cili u përkrah nga Bashkimi Evropian dhe Kuinti si dhe nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.
Vetëm fjalia e shkruar se”Kushtetuta e Kosovës është në kundërshtim, apo bie ndesh me Rezolutën 1244” në propozimin e Ban Ki Mnit ka pasojë juridike të paparë, pasi që me këtë Rezoluta 1244 ka epërsi dhe si e tillë e fuqizon Rezolutën 1244 dhe e kthen Kosovën mbrapa. Ky propozim i pranuar në heshtje nga faktori politik kosovar, por i refuzuar fuqishëm nga organizatat dhe grupe të caktuara dhe individ të caktuar, flet qartë dhe shumë për zhvillimin e mëtutjeshëm gjatë secilës do të kalon Kosova në ditët, muajt dhe vitet në vijim.
Me qëllim të zhvendosjes së vëmendjes së opinionit publik nga propozimi 6 pikësh i Ban Ki Munit, i cili do të sjell reperkusione të mëdha për Kosovën, disa nga mediet e shkruara e gjetën fajtorin kujdestar “Islamin” si zakonisht, në drejtim të atakimit dhe sulmit ndaj kulturës Islame duke marrë si shkas sulmin kundër dr.Xhabir Hamitit, profesor në Fakultetin e Studimeve Islame, nga individët e panjohur. Forumi Mysliman i Kosovës e dënon aktin si i tillë që është plotësisht i papranueshëm dhe që bie ndesh me dinjitetin njerëzor dhe etikën humane, por njëkohësisht kundërshton edhe glorifikimin e Xhabir Hamitit si person i moderuar dhe në kërkim të “imamit evropian” si një kandidat i mundshëm, Forumi Mysliman i Kosovës e kundërshton plotësisht, duke marrë parasysh disa nga deklaratat e dr. Xhabir Hamitit që bien ndesh me parimet dhe principet islame si të tilla.

Duke pas respekt të plotë për Enver Robellin si analist i mirënjohur dhe me renome në publicistikën kosovare e më gjerë, në analizat e tija me titujt:”Në kërkim të imamit evropian”,”Rrahja dhe heshtja”, Zjarrvënës në emër të Allahut”, e ka humbur veten pasi që nuk ja ka qëlluar fare me shkrimet e tija, dhe ja kishim porositur që së pari të kryejë Fakultetin e Studimeve Islame diku në Evropë , mundësisht në Sarajevë, e pastaj të bëjë analiza të drejta dhe të sakta që nuk bien ndesh me parimet Islame. Qoftë edhe kjo prej Enver Robellit, e tepërt është.

Ilir Mirena në shkrimin e tij ”Shteti mbi BIK-un” bën thirrje për të marrë nën kontroll apo për të futur nën ombrellë të shtetit Bashkësinë Islame të Kosovës. Iliri nuk e cek se nën kontroll dhe nën ombrellë të kujt është vet ai dhe gazeta “Express” në të cilin shkruan, por ja përkujtojmë Ilirit se më parë duhet ndërruar neni 8 i Kushtetutës së Kosovës, i cili thotë”Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare” me riformulimin e nenit 8” Në Republikën e Kosovës feja zyrtare është feja Islame, si fe e 90% të qytetarëve të saj, dhe se bashkërendon çështjet fetare me Bashkësinë Islame të Kosovës”. Atëherë do të ishte normale që BIK të jetë bashkësi shtetërore e jo organizatë e shoqërisë civile, sikur thotë Ilir Mirena. Por Ilir Mirena, nuk e cek, se nën ombrellën shtetërore duhet futur edhe Kishën Ortodokse Serbe dhe Kishën Katolike, me qëllim,duke ditur se një gjë e tillë nuk mund të mendohet as teorikisht e lere më të realizohet praktikisht në Republikën e Kosovës.

Në ditën e shënimit të përvjetorit të 60 të Deklaratës Universale mbi të drejtat e njeriut me 10 dhjetor të vitit 1948 kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nxori dhe shpalli këtë Deklaratë, që edhe në Kosovë u shënua ky përvjetor, në Klinë në Kosovë, pikërisht me rastin e shënimit të përvjetorit të arsimtares së gjuhës shqipe Minire Pantina nuk i lejohet të japë mësim me shami në kokë dhe pezullohet përkohësisht nga puna duke u thirrur në Ligjin mbi arsimin fillor dhe të mesëm, në nenin i cili thotë:”institucionet arsimore publike duhet të përmbahen nga mësimdhënia fetare ose veprimtaritë tjera të cilët propagandojnë ndonjë fe të caktuar”.
Shamia në kokë e arsimtares na qenka mësimdhënia fetare ose ….Vetëm te ne në Kosovë ndodh që Drejtoria Komunale e Arsimit ti ketë kompetencat më të larta se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, dhe sipas tekeve të drejtorëve aktual të drejtorisë së arsimit të komentojnë dhe të veprojnë si gjykatës , duke mos njohur paraprakisht juridikisht ligjet në fjalë, e që bie ndesh me nenin 18 të Deklaratës mbi të drejtat e njeriut në të cilin përveç tjerash thuhet:” Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit,ndërgjegjes dhe besimit, kjo e drejtë përfshin …., të shfaq publikisht ose privatisht,besimin ose bindjen e vet……”Kosova është zotuar se do të zbatojë Deklaratën Universale mbi të drejtat e njeriut, vallë, a thua vetëm deklarativisht në letër, ndërsa në praktikë vepron kundër saj, si shembulli në fjalë.

Forumi Musliman i Kosovës bën thirrje shqiptarëve në përgjithësi e myslimanëve në veçanti që të tregohen maksimalisht të matur dhe të mos bien pre e qarqeve të caktuara politike, që dëshirojnë zhvendosjen nga rrafshi i rrezikut të ndërrimit gradual të identitetit kombëtar, kulturor e fetar të shqiptarëve mysliman në Kosovë në rrafshin e gjetjes së ” Islamit si fajtor kujdestar” dhe në destabilizimin e harmonisë fetare shekullore në Kosovë,në këto momente historike në të cilën po kalon populli shqiptar në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …