U mbajtën diskutimet publike për planifikim e buxhetit komunal në Binqë dhe Buzovikë

Komuna e Vitisë ka mbajtur diskutimet publike për planifikimin e buxhetit komunal 2019-2021 me banorët e fshatit Buzovik si dhe me banorët e fshatit Binqë. Në Binqë kryesisht kanë marrë pjesë banorë të komunitetit pakicë që jetojnë në këtë lokalitet. Me këtë rast zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama i kanë njoftuar banorët mbi buxhetin komunal për vitin 2019 por edhe mbi projektet të cilat do të realizohen gjatë këtij viti në këto dy lokalitete. Zëvendëskryetari Aliu tha se Komuna e Vitisë që 5 vite bënë planifikimin e listës për investime kapitale në bashkëpunim me qytetarët. “ Për 5 vite radhazi ne po mbajmë diskutimet publike për planifikimin e buxhetit komunal në lokalitetet e komunës sonë. Lista për investime kapitale por edhe prioritetet për investime nuk po bëhen më si përpara nga zyra në distance por pas këshillimeve me banorët”, u shpreh Aliu. Ndërkaq Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim ndër tjerash tha se buxheti komunal për investime kapitale është i vogël në krahasim me kërkesat dhe nevojat të cilat i kanë qytetarët por ai shtoj se Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar që këtë buxhet të ndajë në mënyrë të drejtë duke investuar në projekte parësore që përcaktohen nga vetë banorët. Në diskutimin publik që u mbaj në fshatin Buzovik banorët patën kërkesa të ndryshme si asfaltimi i rrugës Buzovikë-Kolishtë duke përfshirë edhe aneksin e një rruge në lagjen “Mehmeti”, asfaltimin e rrugës “Elmaz Rrahimi”, të zgjidhet problem me ujërat e zeza etj. Kurse banorët e fshatit Binqë kërkuan që të vazhdoj ndërtimi i trotuarit prej Vitisë deri në Binqë, konkretisht deri tek shkolla e fshatit. Ata po ashtu kërkuan që të shtrihet edhe më shumë ndriçimi publik brenda fshatit, të ndërtohet një fushë sportive si dhe të bëhet zgjerimi i një ure ekzistuese si dhe të ndërtohen ura të reja pasi nëpërmes të këtij fshati kalon lumi “Morava e Binqës”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …