leoni

NIS ASFALTIMI NË RRUGËN E VETERNIKUT

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, nën shoqërimin e këshilltarit Fatos Mani, si dhe inspektoratit të MI-së, kanë inspektuar punimet në rrugën e Veternikut, me ç’rast kanë njoftuar për gjendjen aktuale të punimeve në këtë rrugë. Me qëllim të informimit të publikut të gjerë, për mbarëvajtjen e ecurisë së punës në këtë segment rrugor, zëvendësministri Kadriu ka bërë të ditur se problemet e mëhershme, të cilat e kanë lënë peng këtë projekt deri më tani, siç ka qenë shembja e murit dhe probleme të tjera të natyrës së shpronësimit, tanimë janë tejkaluar dhe ka filluar asfaltimi i shtresës së parë të bito-zhavorit. Njëkohësisht, Ministria e Infrastrukturës është e mobilizuar që ky segment rrugor të përfundoj sa më shpejtë që është e mundur.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …