Deputeti, Ismajl Kurteshi, thotë se Vetëvendosja është kategorikisht kundër ndarjes së Kosovës

Deputeti, Ismajl Kurteshi, thotë se Vetëvendosja  është kategorikisht kundër ndarjes së Kosovës. “Të gjitha të këqijat Kosovës i kanë ardhur të kamufluara me disa emra që nuk duken të rrezikshëm duke filluar prej decentralizimit që në fakt ka qenë ndarje në baza etnike e tek Asociacioni që në fakt është synuar autonomia dhe tash kemi korrigjimin e kufijve, i cili nuk paraqet asgjë tjetër përveç ndarje të Kosovës sipas projektit të Serbisë”, ka thënë Kurteshi për mediet.  Thaçi, sipas tij,  po takohet në mënyrë private me Vuçiqin dhe assesi në emër të Kosovës, meqë korrigjim i kufijve nënkupton humbje të madhe për Kosovën. Korrigjimi i kufijve parasheh që Serbia të marrë edhe pjesën më të pasur të Kosovës dhe shumë të rëndësishme për vendin tonë, siç është Ujmani dhe ‘Trepça’, por edhe një territor shumë më të madh, i cili do të ishte ofruar eventualisht, por për këtë çështje nuk mund të bisedohet para se Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Vetëvendosja,  si mjet për ta ndalur Thaçin në bisedime ka paralajmëruar protesta në shtator të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …