Ministri Bytyqi thotë se në shtator presim përgjigje nga ENQA dhe vendimin për rianëtarësim të Kosovës

Ministri Bytyqi: Gjatë provimit të maturës shtetërore në afatin e gushtit nuk është raportuar për ndonjë parregullsi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka vizituar nxënësit të cilët i janë nënshtruar provimit të maturës shtetërore në afatin e gushtit. Me këtë rast ai ka thënë se materialet janë shpërndarë me kohë dhe nuk është raportuar për ndonjë parregullsi që do të mund të ndikonte në rezultate. Ai ka bërë me dije se pjesa dytë e provimit në afatin e gushtit do të  mbahet më 1 shtator, ndërsa rezultatet pritet që të publikohen më 10 shtator.

“Sot, në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë vizitova nxënësit të cilët i janë nënshtruar provimit të Maturës Shtetërore në afatin e gushtit. Materialet janë shpërndarë me kohë dhe nuk është raportuar për ndonjë parregullsi që do të mund të ndikonte në rezultate. Duke ju dëshiruar suksese nxënësve të cilët iu kanë nënshtruar testit në afatin e dytë, kam vlerësuar ecurinë e këtij procesi, si në aspektin e administrimit ashtu edhe në marrjen e përgjegjësive të nxënësve. Nga informacionet që kemi nga Qendrat e Testimit, nuk ka pasur ngecje në asnjë shkollë. Ka qenë qëllimi ynë që të mos ketë asnjë problem i cili do të ndikonte në rezultate dhe tashmë po vërehet që e kanë kuptuar përgjegjësinë e këtij procesi nxënësit dhe gjithë mësimdhënësit. Pjesa dytë e provimit në afatin e gushtit do të mbahet më 1 shtator, ndërsa rezultatet pritet që të publikohen më 10 shtator 2018”, ka shkruar Bytyqi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …