Debat për Draft Buxhetin e Vitisë u mbajt me drejtorët e shkollave dhe grupet e grave

Në vazhdën e takimeve me qytetar dhe grupe tjera të interesit lidhur me Draft Buxhetin e vitit 2019-2021 të komunës së Vitisë, janë mbajtur edhe dy debate të radhës me drejtorët e shkollave të komunës së Vitisë, si dhe me grupet e grave që përfaqësojnë shoqata dhe organizata të tjera. Në të dy këto takime, drejtori i Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik Ibrahim Rama ka njoftuar ata lidhur me rendësin që kanë takimet rreth hartimit të buxhetit, ndërkohe që ka njoftuar gjithashtu edhe me shifrat e shpenzimeve që parashihen nëpër sektor të ndryshëm. Drejtorët e shkollave, kërkuan që të shtohet buxheti për investime në arsim, që ndikojnë në përmirësimin dhe ofrimin e kushteve sa më të mira për nxënësit dhe personelit. Po ashtu, ata kërkuan edhe pajisjen e shkollave me teknologji informative dhe kabinete, sikur edhe të investohet në trajnime për mësimdhënës. Edhe në takimin me grupet e grave, u kërkua që në buxhetin e ardhshëm të ketë një ndarje pak më të madhe për investime në projektet që kanë të bëjnë me fuqizimin e shoqatave dhe organizatave të grave të komunës së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …