Kryeministri Haradinaj e dekoron ambasadorin Delawien me “Hartën e artë të Kosovës”, si shenjë nderimi dhe respekti

Kryeministri Haradinaj e dekoron ambasadorin Delawien me “Hartën e artë të Kosovës”, si shenjë nderimi dhe respekti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie. Gjatë këtij takimi Haradinaj e ka dekoruar Delawien me “Hartën e artë të Kosovës”, si shenjë nderimi dhe respekti për kontributin e dhenë për shtetin e Kosovës. Kjo dekoratë i është dhënë Delawies me rastin e përfundimit të mandatit si ambasador. Pasues i Delawies në këtë detyrë do të jetë Philip Kossnet, që është emëruar ambasador i ri i ShBA-së në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …