Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, çështja e mbi 1,600 personave të pagjetur ende nuk është zgjidhur, ndërkohë që familjarët e të pagjeturve dhe shoqëria kosovare vazhdojnë të përballen me mohimin e të drejtës për të ditur të vërtetën dhe të drejtës për drejtësi.
Që nga viti 2008, YIHR KS është duke kërkuar përkushtim dhe angazhim më të madh nga institucionet relevante për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë për personat e pagjetur nga të gjitha komunitetet.
Prandaj, ftojmë 1,648 qytetarë/e (dhe jo vetëm) për një MARSH PËR ATA/O QË ENDE MUNGOJNË! MARSH PËR TË VËRTETËN! MARSH PËR DREJTËSI!
Ne ftojmë të gjithë qytetarët/et të na bashkohen në Marshin e parë në Kosovë për personat e pagjetur për të kërkuar drejtësi për të gjitha viktimat, pa dallim etnie. Është përgjegjësi e sicilit/ës prej nesh që të ngrisë zërin për personat e pagjetur dhe familjarët e tyre.
Dinjiteti, e vërteta dhe drejtësia për personat e pagjetur duhet të vihet në vend.
Shoqëria kosovare nuk do të mund të arrijë pajtim dhe paqe të qëndrueshme pa u adresuar çështjet që lidhen me luftën, përfshirë fatin e personave të pagjetur.
Marshi do të fillojë në në ora 12:00 Sheshin Zahir Pajaziti, do të vazhdojë përgjatë Sheshit Nënë Tereza dhe do të përfundoj në Sheshin Skenderbeu, pranë Ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Secili/a pjesëmarrës/e i/e marshit do të mbajë një pankartë me emrin e një personi të pagjetur. Pankartat do të ofrohen nga aktivistët e YIHR KS në Sheshin Zahir Pajaziti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …