Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, nga muaji shkurt i këtij viti, ka pranuar 676 aplikacione nga persona që pretendojnë se janë viktimë e dhunës seksuale. Prej tyre, Komisioni ka shqyrtuar dhe trajtuar 265 lëndë. Nga ky numër, 136 personave u njihet statusi i viktimës së dhunës seksuale. Kurse janë refuzuar 107 raste. Aktualisht, bëhet e ditur se 22 lëndë janë duke u shqyrtuar. Kështu ka thënë për Radion Evropa e Lirë Minire Begaj, kryetare e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …