leoni

Nënkryetari, Berisha inspekton punët në terren

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha inspektoi punimet që  janë në fazën më të lartë të punës, nëpër disa fshatra dhe institucione. Në fshatin Drenoc, punimet për hapjen e kanalizimit në gjatësi prej 650 m, i pa nga afër, nënkryetari Berisha dhe kërkoi nga punëkryerësit që të punohet me standarde të larta dhe sipas kritereve të parapara në kontratë. Pasi jemi në prag të fillimvitit të ri shkollor 2018/2019 u inspektuan edhe shkollat në Lubizhdë dhe Marali që janë duke u rinovuar dhe në fshatin Dregobil, punimet në ndërtimin e trotuarit, që do të jetë një lehtësim i lëvizjes për qytetarët dhe nxënësit e fshatit. Të gjitha këto punë do të mbarojnë sipas dinamikës dhe afatit kohorë të paraparë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …