leoni

Xhevat Bislimi: Gjithmonë i pa pajtuar me qyqarllekun dhe mjerimin e Rugovës, Albin Kurti u "shtrëngua" të shkonte e të përulej me "nderim" të varri i tij

Xhevat Bislimi: Për dhe kundër “lojës” Thaçi Vuçiq

(Heshtja dhe “neutraliteti” i Tiranes zyrtare te pajustifikueshme!)

Gati njezete vite pas Luftes se LPK-UÇK-se dhe te kombit shqiptar per çlirimin e Kosoves shqiptare nga thundra serbe dhe dhjete vite pas Shpalljes se Pavaresise liria dhe fati i Kosoves  vazhdojne te diskutohen dhe kontestohen! Per fajin e klases politike (te vjeteres dhe pak me shume te rese!) dhe per fajin e konjukturave nderkombetare Kosova shqiptare dhe statusi i saj (liria, pavaresia dhe sovraniteti) mbeten leter bixhozi ne duart e matrapazve vendore dhe atyre nderkombetare! Faj dhe pergjegjesi historike te padiskutueshme ka Tirana zyrtyare, e cila nuk qendroi ne rolin qe kishte dhe qe i takonte me te gjithe “parametrate” vendore e nderkombetare! Askush nuk mund ta kuptoje sot, por as ne te ardhmen pse shteti shqiptar (nje e treta e Shqiperise) nuk u tregua Zot i Kosoves dhe i çdo pellembe te Shqiperise, siç edhe ishte Shpallur e Pavarur me 28 Nentor 1912 nga Kuvendi mbarekombetar ne Vlore… Askush sot dhe kurrenjehere nuk do ta kuptoje pse shteti shqiptar lejoi qe Kosova te trajtoheje si toke qe i ishte shkeputur Serbise e jo toke e Shqiperise e pushtuar nga Serbia… Askush sot dhe kurre nuk do ta kuptoje pse shteti shqiptar (Tirana zyrtare) pranoi qe “pazaret” per Kosoven t’i bente klasa politike e Prishtines… Serbia as nuk lejoi dhe as nuk po lejon qe per poziten e pakices serbe ne Kosove te flasin e te dialogojne perfaqesuesit e zgjedhur te kesaj pakice… Madje, Serbia u imponua dhe u be partnere ne çeshtjen e Kosoves, me “argumentin” se Kosova ishte “serbe”, “toke e Serbise”, “Jerusalem i Serbise” e marrezira tjera… A thua çfare eshte Kosova per shtetin shqiptar?! Apo nje”problem” rajonal, qe duhet zgjidhur duke dialoguar matrapazet e Prishtines (klasa politike kolaboracioniste dhe e korruptuar) me Serbine?!!

Tirana zyrtare edhe tash kur dialogu me Serbine ka hyre ne nje faze te rrezikshme dhe kercenuese per lirine, pavaresine, sovranitetin dhe teresine tokesore te Republikes se Kosoves po hesht si mumje! E kuptoj qe shteti shqiptar ka kanale dhe mjete tjera per te ndikuar ne kete proces kritik per Kosoven shqiptare dhe per rajonin, por megjithate heshtja e ketille nuk arsyetohet! Uroj qe shteti shqiptar t’i kete perdorur dhe t’i perdore kanalet dhe mjetet tjera shteterore e diplomatike per te ndikuar ne pengimin e koncesioneve te metejme ne kurriz te Kosoves shqiptare!

Shqiptaret ne Kosove, me sakte te “zgjedhurit” e tyre, por edhe opinioni publik po merren “intenzivisht” me dklaratate e Hashimit (Kryetar i Republikes!) per “korrigjimin e kufijve”! Ata qe jane “kunder” jane bere shumice. Gjithnje e me pak dhe me te izoluar jane shqiptaret “per” Hashimin dhe “projektin” e tij antishqiptar…

Fakti qe çeshtja e Kosoves (te jete a te mos jete shtet sovran? T’i kete keta apo ata kufij?) duhet te bisedohet dhe po bisedohet me Serbine eshte i mjaftueshem per t’u shqetesuar nje komb i tere e jo vetem shqiptaret e Kosoves… Loja me karten e “bashkimit te Kosoves Lindore” me Republiken e Kosoves eshte thike qe i ngulet vetem Kosoves… Per mendimin tim kjo loje me “korrigjimin e kufijve” po behet per ta trullosur popullin e Kosoves sa te krijohet Bashkesia e komunave “serbe” (entiteti serb me atribute autonomiste, madje edhe shteterore!) ne Kosoven shqiptare! Por, edhe nese loja me “korrigjimin e kufijve” mund te behet serioze ajo qe humb eshte Kosova dhe ata qe humbin jane shqiptaret! Lojen e “korrigjimit te kufirit” Hashimi e ka luajtur edhe me Malin e Zi! Ne kete “loje” Republika e Kosoves humbi 8 200 hektare toke! Me lojen e “kumorit” (“korrigjimit te kufirit”), Hashim-Vuçiç, Republika e Kosoves do te humbiste Veriun e Kosoves (nje e katerta e Kosoves!) dhe do te “fitonte” e shumta ndonje fshat shqiptar te shpopulluar dhe pak territor pa asnje pasuri te rendesishme dhe pa asnje rendesi strategjike!

Prandaj, kjo “loje” e Hashim-Vucicit duhet penguar dhe nderprere me te gjitha menyrat dhe mjetet e mundshme! Gjermania dhe kancelarja e saj jane deklaruar dhe po deklarohen prerazi kunder kesaj “loje” dhe ketyre pazareve te rrezikshme per Kosoven shqiptare dhe per rajonin… Eshte koha e fundit qe edhe Tirana zyrtare ta thyej heshtjen dhe te futet ne “loje” sa nuk eshte bere teper vone! Bisedimet me Serbine mund te zhvilloheshin dhe te beheshin si me çdo shtet tjeter jo shqiptar vetem kur ajo ta njihte pavaresine, sovranitetin dhe teresine territoriale te Kosoves me kufijte e sotem… Ndersa bisedimet per “korrigjim kufijsh” ne Iliri mund te behen vetem pasi Kosova shqiptare t’i bashkohet shtetit dhe Atdheut te saj… Atehere po! Do te bisedoheje per kufijte me Serbine (Kosova Lindore do t’i bashkoheje Atdheut te saj, Shqiperise), per kufijte me Malin e Zi, me Maqedonine dhe me Greqine… Kufijte me keto vende heredokur duhet dhe do te “korrigjohen”, sepse keto shtete jane krijuar ne toka te Shqiperise. Kjo eshte e verteta, kjo eshte rruga qe do te ndjekin shqiptaret…

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …