Financial Times: Plani i Thaçit dhe i Vuçiqit për kufijtë meriton mbështetje të kujdesshme

Të vështira, por të mundshme i vlerëson Mogherini negociatat në mes të Hashim Thaçit e Aleksander Vuçiqit

Negociata të vështira, por të mundshme për një marrëveshje të qëndrueshme i ka quajtur bisedat Kosovë Serbi, shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini e cila ka mbërritur në Vjenë, ku ajo do të kryesojë një takim joformal dyditor, me ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, që pritet të fillojë sot. “Unë do të kem një sesion të ri të dialogut me të dy presidentët, atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe atë të Kosovës, Hashim Thaçi, në Bruksel, të premten e javës së ardhshme, më 7 shtator”, është shprehur Mogherini. “Ne do të vazhdojmë me bisedime të vështira, por, siç kam thënë, të mundura, për një marrëveshje obliguese ligjore”, ka thënë shefja për politikë të jashtme e BE’së. Ajo i ka thënë këto deklarata pas bisedimeve me kryetarin e Austrisë, Alexander van der Bellen, bën të ditur Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …