Deliu-Kodra: PDK-ja nuk do ta asnjë kandidat për kryetar të Kosovës nëse nuk është nga propozuar nga ajo

Deliu-Kodra: Miratimi i dokumentit nga LIBE, hap i rëndësishëm drejt fundit të procesit të liberalizimit të vizave

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra, ka përshëndetur miratimin e dokumentit për liberalizimin e vizave për Kosovën në Komisionin për të Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të Parlamentit Evropian.  “Si kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë ta ndaj me Juve lajmin për miratimin e dokumentit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës në Komisionin për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) të Parlamentit Evropian. Ky miratim paraqet hap të rëndësishëm procedural drejt përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët tanë. Tashmë, në aspektin procedural i hapet rrugë këtij procesi për miratim në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Ministrave, ku pas përfundimit të këtyre procedurave nënkupton lëvizjen e lirë për qytetarët tanë në vendet e zonës Shengen”, ka thënë Deliu-Kodra.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin   edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …