Pas takimit të liderëve shtetërorë të vendit, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se ideja e Thaçit për shkëmbim të territoreve nuk do të përkrahet, as do të diskutohet në takimin e radhës në Bruksel, meqë territori dhe kufijtë e Kosovës nuk do të negociohen. “Në dialog nuk do të negociohet për kufijtë e Kosovës. Ne kishim biseda të gjata dhe përmbajtësore, askush nga ne nuk do të dalë nga kushtetuta e vendit dhe nga integriteti e kufijtë e Kosovës”. “Krejt pikëpamjet janë folë, është qëndrim i gjithë neve që territori dhe kufijtë nuk do të diskutohen në Bruksel”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …