U mbajt mbledhja e nëntë (IX) e rregullt e KK të Malishevës

Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka mbajtur mbledhjen e nëntë  (IX)  të rregullt, ku u aprovua, rendi i ditës. Nga rendi i ditës u largua me votën e këshilltarëve, vetëm pika me numër,16. Shqyrtimi i kërkesës nr.02/179 datë: 11.06.2018 i parashtruar nga kryesia e fshatit Bubavec (e përsëritur), dhe u votua për rend dite, Planin i Veprimit të Komitetit për Shëndetësi Mirëqenie Sociale e persona me nevoja të veçanta. Kuvendi i Komunës së Malishevës, mori vendim duke votuar nga asamblistët me shumicë votash, që kryesuesit e komiteteve apo njëri nga anëtarët  të jetë pjesë e monitorimeve të komisioneve të qeverisë lokale në  ndarjen e subvencioneve të fushave të ndryshme. Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, paraqiti Raportin vjetor të punës së  Kryetarit të Komunës dhe qeverisë komunale, për vitin 2017 (Janar-Dhjetor 2017). Ku  në vija të trasha elaboroi  punët që ka kryer brenda këtij viti qeveria lokale,  që nga, ndërtimi i objekteve të reja shkollore dhe lokaleve përcjellëse, me salla e terrene sportive, pajisje me mjete konkretizimi të shkollave, rinovime, infrastrukturën  rrugore nëpër fshatrat e Malishevës, kanalizimet, ujësjellësin në shumicën e fshatrave, ndriçimin, trotuare, ndërtime të shtëpive për banim të familjeve në nevojë. Vazhdimin e betejës  në luftimin e Etheve Hemorragjike, me bashkërendim të institucioneve lokale e qendrore, angazhim i cili dha suksese edhe pse ka pickime të qytetarëve nga rriqrat edhe këtë vit, por dukshëm më pak, por  viktima jo. Raporti pasqyron angazhimin e përgjithshëm të qeverisë lokale në  realizimin e Planit Zhvillimore Komunal dhe si qeveri lokale, po vazhdojmë të ofrojmë lehtësira për zhvillim ekonomik dhe jemi konsekuent në kërkesën që  projektet e të gjitha fushave që po realizohen dhe do të realizohen edhe në të ardhmen në Komunën e Malishevës të janë me cilësi dhe standarde të parapara në kontrata, në të kundërtën do të pasojnë masa ndëshkuese për punëkryerësit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …