Kapet sasi e madhe e produkteve pa afat në fshatrat e Ferizajt

Inspektorati Komunal në Ferizaj, çdo ditë po regjistron suksese të jashtëzakonshme në betejën e nisur nga Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu për ofrimin e produkteve të sigurta në tregun e Ferizajt. Kështu, ky mekanizëm kontrolli ka shtrirë aktivitetin edhe në zonat rurale të komunës së Ferizajt për të inspektuar kushtet e ruajtjes, afatet e përdorimit dhe kushtet e përgjithshme të produkteve që ofrohen nga subjekte afariste në disa prej fshatrave të Ferizajt me objektivin që të kontrollohet i gjithë territori rural. Gjatë kontrolleve të javëve të fundit që ka bërë Inspektorati Komunal në fshatrat Pojatë, Rahovicë, Papaz, Sazli dhe Talinoc të Jerlive, ka rezultuar me kapjen e një sasie të konsiderueshme të produkteve të prishura, gjegjësisht pa afat të cilat janë ofruar për shitje për konsumatorët. Me konstatimin e një gjendje të tillë, Inspektorati Komunal ka përgatitur procesverbalin përkatës dhe me gjithë dokumentacionin e nevojshëm, lënda do të dërgohet në organet gjyqësore. Ndërkohë, produktet pa afat janë konfiskuar dhe asgjësuar nga KRM “Pastërtia”. Ky aksion po shtrihet gjerësisht për herë të parë edhe në zonat rurale të Ferizajt. Kryeinspektori i Ferizajt, Ridvan Berisha tha se zgjerimi i këtij aksioni të ndërmarr që disa muaj vjen si rezultat i qëllimit të qeverisjes lokale që inspektimet të shtrihen edhe në zonat rurale në mënyrë që kontrolli të jetë i plotë për territorin tonë. Ai ndër të tjera ka theksuar se ky aksion do të vijoj edhe në fshatra të tjera deri në përfundimin e ciklit të kontrollit në të gjithë zonën rurale të Ferizajt. Komuna e Ferizajt inkurajon qytetarët që të denoncojnë rastet e tilla pranë autoriteteve kompetente lokale në mënyrë që tregu të pastrohet nga produktet që nuk përmbushin kushtet për konsum dhe siguria për qytetarët të rritet.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e 11-të të rregullt

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Vitisë, e njëmbëdhjeta me radhë, janë shqyrtuar …