Kurti: Nexhmije Pagarusha ishte bilbil i gëzuar por edhe i trishtë, bilbil poshtë një shteti që ishte në diktaturë

Kurti: Kryetari Thaçi nuk ka tavan për dëmet që mund t’ia bëjë Kosovës drejt ndihmës që ai don t’ia japë Serbisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur Hashim Thaçin gjysëm kryetar të Kosovës dhe gjysëm kryetar të Serbisë. Kurti përmes një shkrimi ka akuzuar atë se gjithnjë i ka lënë punët në gjysmë duke i shkaktuar kështu dëme të mëdha vendit. Ai ka thënë së Thaçi nuk ka tavan për dëmet që mund t’ia bëjë Kosovës për ta ndihmuar Serbinë.

“Më 28 qershor 2013, Këshilli Evropian pat vendosur t’i hap negociatat me Serbinë për anëtarësimin e saj në BE. Ishte kjo vetëm dy ditë pas ratifikimit të dhunshëm në Kuvendin e Kosovës të marrëveshjes Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013. Tash Serbisë po i nevojitet Thaçi për ta kaluar kapitullin 35 drejt BE-së e i cili shënon varësinë e Serbisë nga Kosova. Mund t’i ketë lënë punët përgjysmë në Kosovë ky President: para dy dekadave kishim gjysëm çlirimi sepse u nda Mitrovica dhe u çarmatos UÇK-ja; para një dekade kishim gjysëm pavarësie sepse as s’u bashkua Mitrovica dhe as s’u bë ushtria. Kështu e ka në Kosovë ky. Ndërkaq Serbia nuk e lejon t’i ngelet në gjysëm të rrugës: ajo kërkon që marrëveshja Thaçi-Daçiq të vazhdohet me marrëveshjen Thaçi-Vuçiq. Prandaj Presidenti Thaçi është veçse gjysëm President i Kosovës. Gjysma tjetër e tij është president për Serbinë (sa më thellë në Kosovë e sa më shpejt drejt BE-së). Duket që gjysëm Presidenti nuk ka tavan për dëmet që mund t’ia bëjë Kosovës drejt ndihmës që ai don t’ia japë Serbisë. Teksa ai nuk sprapset, duhet t’ia heqim dyshemenë, në Kuvend të Kosovës e në Shesh të Republikës”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …