Kadri Manolli: Po vazhdon histeria e këlyshëve të Titos, Rankoviqit dhe Milosheviqit kundër jetës dhe veprës së Enver Hoxhës

 


Kemi bërë shumë mirë, na revolucionarët e Kosovës, të cilët përkujtuam udhëheqësin e madh të popullit shqiptar, Enver Hoxha në 100-vjetorin e lindjes. Po them kemi bërë shumë mirë për këto arsye:
E para, sepse ia kemi pasur këtë borxh Xhaxhit Enver, përkrahësve, shokëve dhe familjarëve të tij, ta përkujtojmë njëherë në qendër të Kosovës, ashtu sikur i ka hije atij edhe për së vdekuri, dhe sikur e ka merituar.
E dyta, sepse jehona e organizimit na bëri të kuptojnë se ne enveristët jemi gjallë dhe shumë të fortë.
E treta, sepse nga organizimi kuptuam se pjella e Titos, Rankoviqit dhe Milosheviqit në Kosovë e më gjerë ka lënë dobiçët e tyre, të cilët madje po tentojnë dhe të na kafshojnë.
Histeria kundër Enver Hoxhës tash ka marrë një kahje tjetër. Ajo është orientuar kundër bijëve më të mirë që i ka Kosova, kundër atyre të cilët projektuan luftën kundër pushtuesit serbosllav, dhe të cilët me armë në dorë e dëbuan për jetë e mot Serbinë nga Kosova dhe të cilët, as atëherë sa ishte gjallë Enveri, as sot, nuk i kanë harruar dhe nuk i harrojnë personalitetet me të meritueshme të kombit.
Pra, kush tjetër do të ngritej me kaq histeri e shtazaraki, kundër këtyre veprimtarëve si Hydajet Hyseni, Berat Luzha, Ismet Sylejmani, që kanë mbajtur vite të tërë nëpër burgjet e Titos dhe të Milosheviqit? Kush tjetër merr pjesë në këtë kor të horrave përveç bijve dhe bijave të atyre UDB-ashve të bashkim vëllaznimit dhe të përbashkësisë me Serbinë, si Azem Vllasi, Sinan Hasani, Xhavit Nimani, Mehmet Qorr Maliqi e të tjerë dhe bijve e bijave të tyre si: Bato Haxhiu, Migjen Kelmendi, njëfarë Rudaku, njëfarë Matoshi, disa gazetarë të “Ekspresit” të Prishtinës dhe të Telegrafit në Internet si dhe disa kodosha të Salih Ramë Berishës.
A thua pse janë hidhëruar kaq shumë ky soj i njerëzve me rastin e Akademisë?
Pse po iu dhemb aq shumë, qoftë edhe përkujtimi për xhaxhin Enver?
Pse këta njerëz po turren me kaq mllef dhe çka fshihet pas histerisë së tyre? Edhe pse po flitet e po shkruhet se ka shumë titista kjo Qeveria jonë, se titistat janë nëpër vendet kyçe në prokurori e në gjykata, në polici, nëpër ministri, po shihet dhe po kuptohet mirë se këta titistat si batoni, e migjeni me company nuk mund të na kafshojnë më, ashtu sikur ka kanë kafshuar dikur dhe nuk kanë gja n’ dorë, se po të kishin pushtet e fuqi nga Beogradi sikur kanë pasur dikur, jo fort moti, këta nuk do të na burgosnin, por do të na hanin të gjallë, me të tëra gjymtyrët.
Falë gjakut të derdhur për çlirimin e Kosovës nga Serbia, falë rinisë së pastër shqiptare, që u dergj nëpër burgjet e Jugosllavit, falë sakrificës së legjendarit Adem Jashari dhe UÇK-së, falë NATO-s dhe Amerikës dhe forcave përparimtare të botës, sot po jetojmë të lirë dhe të pavarur. Sot askush nuk mund të na burgos, sepse e nderojmë Enver Hoxhën edhe për së vdekuri, meqë ne e kemi nderuar dhe dashur edhe për së gjalli, sepse ai ishte i vetmi burrë shteti në botë që i përkrahu kërkesat tona për Kosovën republikë.
Dikur na dërgonin në burg, vetëm pse dikush kishte shkruar inicialet E.H ( Enver Hoxha) apo K.R. (Kosova Republikë).
Po të kishte sot forcë dhe pushtet ky soj i prehrave të titizmit do të na bënin edhe më zi. Këta duhet ta kuptojnë bre e marrtë dreqi, se nuk kthehet më as Tita, as Milosheviqi, as Jugosllavi në Kosovë.
Çudi, ne nuk ia kemi më frikën as Titos, as Milosheviqit.
Si është e mundur që këta bijtë e UDB-ashve, të ngjizur në orgjitë e zeza me gjakun sllav, aq shumë po i frikëson Enver Hoxha edhe i vdekur.
Ka diçka në mendjet e tyre.
Nuk është vetëm ndërgjegjja e ngarkuar për spiunimin që iu kanë bërë bashkatdhetarëve dikur, por mbase edhe i paguan me dinarë dikush bre e marrtë dreqi, mbase edhe e bajnë për m’u reklamue dhe per me iu dalë emri nëpër gazeta.
Dorën në zemër, në mesin e mija gazetarëve shqiptarë ka edhe disa si dele të zeza, të cilat nuk e prishin dot kopenë, sepse thonë se, nuk ka fis pa një pis dhe të gjithë derrat një turi kanë, sikur këta titistët e djeshëm dhe të sotëm. Veç edhe një gjë. Po presim deri më 25 maj të vitit 2009, për të parë sesi do të kalojë në Prishtinë Akademia për Marshall Titon, për të cilën po thuhet se do ta organizojnë këta gazetarët e Ekspresit me të birin e Mehmet Qorrit, të Hasan Qelit, të Haso Keqit, Rudakit, Esat Topit e të tjerëve. Na gëzon fakti se dielli i lirisë së Kosovë, do t i shpërbejë edhe këto plehra të prodhimit JUS, të ADN-së së përzier sllave-shqipfolëse.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …