Hashim Thaçi thotë se individë të caktuar me veprimet e tyre po tentojnë të krijojnë panik dhe konfuzion

Hashim Thaçi thotë se individë të caktuar me veprimet e tyre po tentojnë të krijojnë panik dhe konfuzion

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një shkrimi ka reaguar ndaj qëndrimit të kryeministrit Haradinaj i cili është kategorikisht kundër idësë së tij për ridizajnimin e kufijve të Kosovës më Serbinë. Në regagimin e tij Thaçi ka thënë se individë të caktuar me veprimet e tyre po tentojnë të krijojnë panik dhe konfuzion në vend. Ai ka shtuar se thirrjet për tragjedi i takojnë mentalitetittë se kaluarës.

“Të gjitha shtetet perëndimore, aleatët tanë, garantuesit e paqes dhe sigurisë në Ballkan po bëjnë përpjekje dhe thirrje për paqe, stabilitet dhe arritje të marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje nënkupton njohje reciproke dhe perspektivë të sigurt të anëtarësimit të Kosovës në BE, NATO dhe OKB. Por, fatkeqësisht, individë të caktuar në vendin tonë, me veprimet e tyre po tentojnë të krijojnë panik dhe konfuzion. Kosova, përkundër kësaj, mbetet e përkushtuar për dialog dhe arritje të marrëveshjes paqësore përfundimtare. Thirrjet për luftë dhe tragjedi të reja në Ballkan i takojnë mentalitetit të shekullit të kaluar dhe si të tilla, meritojnë vetëm të hidhen në shportë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …