Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është i qartë, nuk ka ndarje të Kosovës dhe se territori i saj është i pacenueshëm. Në një konferencë për shtyp ai tha se nuk do të ketë as asociacion me kompetenca ekzekutive. Veseli tha se thirrja e seancës për të folur për ndarje është në dëm të Kosovës, dhe ka theksuar se thirrja e kësaj teme do ta dëmtojë Kosovën në procesin dialogues. “Shteti i Kosovës, integriteti i Kosovës janë të shenjta. Në të njëjtën kohë nuk do të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive. Po ashtu seancat e jashtëzakonshme ku flitet për ndarje e dobësojnë Kosovës, dhe ndjellin panik”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …