Komisioni Europian është “i hapur” për zgjidhje fleksibile ndërmjet Beogradit e Prishtinës, nëse do ajo do të ishte marrëveshje përfundimtare. Por kusht është që marrëveshja të mos jetë “mostër” për shtetet tjera. Kështu shkruan e përditshmja e Beogradit “Novosti”, përmes burimeve të saja nga Brukseli. “Do të pranonim çfarëdo marrëveshje ndërmjet dy palëve e cila do të bazohej në zgjidhje reale, të zbatueshme dhe të përhershme”, thotë burimi i kësaj medie. Çdoherë sipas saj, për një qëndrim të tillë ishin edhe deklaratat e Johannes Hahnit, komisionarit për Negociata e Zgjerim, i cili ndër të tjera tha se marrëveshja e arritur, si një domosdoshmëri gjeopolitike, e nevojshme duhet të respektojë të gjitha anëtaret e BE-së, duke saktësuar se bëhet fjalë për zgjidhje dypalëshe dhe nuk mund të përdorej si model për çështje të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …