Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme e Siguri, Federica Mogherini, deklaroi sot në Vjenë se Brukseli zyrtar do të mbështesë cilëndo marrëveshje midis Serbisë e Kosovës, që do të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, Unioni nuk mbështet shtetet e pastra etnikisht. Po punojmë për arritjen e një marrëveshjeje juridikisht detyruese dhe jemi të përcaktuar që bisedimet të mbyllen brenda disa muajve të ardhshëm, që do të jetë një punë e vështirë, por jo e parealizueshme, u shpreh Federica Mogherini pas takimit joformal të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ajo deklaroi se në takim iu dha mbështetje e fuqishme dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Beogradit e Prishtinës dhe përkushtimit e vendosmërisë së presidentëve të Serbisë e të Kosovës, Aleksandar Vuçiqit e Hashim Thaçit, të cilët do të vazhdojë bisedimet javën e ardhshme në Bruksel.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …