Dy janë synimet e politikanëve serbë që i presin nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e para: hapja e çështjes së Kosovës në një front tjetër të ri politik, në të cilin Rusia dhe SHBA-të do të konfrontoheshin politikisht, dhe OKB-ja, do të kërkonte sërish seanca të jashtëzakonshme me të cilat do të synohej të prishej mirëkuptimi i Shtetit Kosovar tek shtetet e BE-së e më gjer, e dyta: vazhdim negociatash që do të siguronin ndarjen e Kosovës. Ndërsa, një dëshirë e fshehur e politikanëve serbë, pa dyshim ka qenë, që OKB të mos e miratojë nismën e tyre, dhe pastaj ata të së bashku me arsyetimin të dilnin nga gjendja e krijuar me ëndrra të kota para popullit serb.
OKB-ja, e ka shkelur ekzistencën e saj me këtë gjest, sepse në kartat e saja ligjore, qartë dhe paraqitet se asnjë shtet nuk guxon të ushtrojë dhunë mbi popullin tjetër. Tani po u harruaka ajo që ka ndodhur në Kosovë. Po i kujtoj dy tri raste, në luftën e fundit kur janë ndarë burrat nga gratë, pastaj janë pushkatuar nga forcat policore dhe ushtarake serbe, pa asnjë arsye tjetër, përveç se ishin shqiptarë-njerëz që kërkonin liri. E dyta, janë vrarë e janë djegur, janë varrosur në varreza të përbashkëta. Pastaj dihen shumë raste që janë detyruar të hedhen në puse uji për së gjalli, kjo pa asnjë dallim moshe, fëmijë, pleq. E treta, është djegur prona. Këto kanë ndodhur në kohën e historisë moderne, në kohën kur bota i ka hapur dyert e civilizimit. Dhe tash, sërish i dha leje Serbisë që të provojë sërish mbi Kosovën? Po del qesharak fakti se ata që e përkrahen Serbinë, po e dëshiruakan përsëritjen e luftës këtu, po e dëshiruakan zhdukjen e një populli!
Është e çuditshme që Serbia të jetë kaq e mirëpritur në nisma të tilla, ndërsa harrohet që brenda pak vitesh, ka torturuar dhe masakruar popujt në Ballkan, në veçanti popullin e Kosovës, boshnjakët në Bosnje dhe prapë kërkon që ta kthej këtë nën sundimin e vet, tashti përmes OKB-së. Serbia e ka të kotë një gjë, sepse OKB, kurrë nuk guxon ta kthejë Kosovën nën hijen e së kaluarës, nën vrasjet, torturat dhe shfarosjen.
Nëse përfaqësuesit e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, do ta quanin shpalljen pavarësisë së Kosovës si të paligjshme, menjëherë do të shtrohej pyetja, si e kanë shpallur shtetet e tyre pavarësinë?
Bota nuk ka qenë në gjumë kur është pushtuar Kosova, ekziston historia që e mban të gjallë kohën e pushtimit të dhunshëm, ekziston historia që e dëshmon në vazhdimësi shtypjen, represionin dhe masakrimin e popullit shqiptar. Kjo gjë besoj unë se do të ketë të vetmin dallim, popujt e tyre e kanë fituar pavarësinë pa mundin dhe sakrificën, pa e përjetuar terrorin dhe masakrimin polpotist.
Boris Tadici- Millosheviqi i dytë serb, i kërkoi anëtarëve të OKB-së që të mbështesin nismën e tij. Kjo edhe ndodhi, sepse ka shumë shtete, që janë përafërsisht të llojit të tillë siç është Serbia. Dhe është paksa “normale” që ndihma të kërkohet tek miqtë, vëllezërit, dhe tek prodhimi i njëjtë idiotik.
Edhe një gjë tjetër e ka harruar OKB, gjë që po e kujtoj tani, në luftën kundër popullit shqiptar, ka qenë e përfshirë edhe Kisha ortodokse serbe, sepse bekimi i ushtarëve serbë është bërë në Kishë para nisjes. Asnjë herë OKB- nuk e ka ngritur zërin kundër Serbisë, asnjëherë nuk i ka vënë vijën e kuqe, por e ka përkëdhelur, dhe heshtja e OKB-së, gjithherë ka dhënë logjikisht sinjal miratimi, sepse ndikimi rus, ka siguruar një politikë represioni dhe të maskuar, që serbët e kanë bërë karshi ideologjizmave të asimilimit dhe shfarosjes së shqiptarëve.
Serbia e ka fituar betejën në OKB, Kosova nuk ka humbur asgjë
Edhe për Kosovën edhe për Serbinë mendimi i gjykatës do të jetë problematik, sepse Serbia do të mund të kushtëzohet për ndihma financiare, ndërsa Kosovën ndoshta do të ketë shtete që do të hezitojnë ta njohin, ose nuk do ta njohin fare më shtete të reja, përpos Malit të Zi dhe Maqedonisë deri sa gjykata të jep mendimin.
Mirëpo, një gjë është e sigurt, Kosova është bërë shtet sovran, i ka kufijtë e saj, ndërsa është njohur nga fuqitë që kanë ndikim botëror, prandaj nuk ka kthim prapa. Tentimi serb për kthim prapa, do të jetë izolim total për këtë shtet.
Brenda pak kohesh, kur Serbia do të shohë se përfundimisht e ka humbur Kosovën, do të ketë një shkundje politike të brendshme, do të shoh që në luftën e kotë për kthimin e Kosovës nën kthetrat e veta e ka humbur edhe Evropën si partnere. Atëherë, do të shtrohen alternativa tjera, për të cilat populli serb ka për të paguar çmimin.
Fitorja e arritur në OKB, është gjëja më mashtruese me të cilën politikanët serbë, në këtë kohë, po e ushqejnë popullin e vet. Dhe kjo gjë i ka siguruar kësaj klase politike qëndrimin në pushtet.
Kosova, tashti do të duhej të kërkonte paraqitjen e saj në Gjykatë për të argumentuar shpalljen e saj si shtet të pavarur. Kjo do të duhej të bëhej nga njerëz dijetar të politikës afatgjatë, jo njerëz të thjeshtë politik.
Rusia si aleate e Serbisë është duke pritur që të mbajë të lidhur çështjen e Kosovës me rajonet që ishin dikur brenda Bashkimit Sovjetik, mbi të cilat njëjtë kishte ushtruar represion, mësim prej të cilës mori edhe Serbia. Mirëpo, çështja e Kosovës nuk do të hapet më, pavarësisht se a do të ketë konflikte brenda ndonjë shteti diku në Evropë apo jashtë saj.