Komisari për Zgjerim i Komisionit Evropian, Johanes Hahn, sot është takuar me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiç, me të cilën ka diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe hapave të ardhshëm që duhet të ndërmerren në këtë proces. Hahn, të premten ka udhëtuar për në Beograd, ku është pritur nga krerët e shtetit serb. Në mëngjesin e sotëm ai është takuar edhe kryeministren serbe, Ana Brnabic, me të cilën ka diskutuar rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ishte një takim shumë i mirë me kryeministren, Ana Brnabic në Beograd, me të cilën kemi diskutuar për hapat e ardhshëm të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sundimin e ligjit”, ka shkruar Hahn.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …