Krerët e Partisë Demokratike të Kosovës janë takuara me qëllim për të biseduar lidhur me zhvillimet e fundit në vend. Pas takimit, deputeti, Memli Krasniqi, ka bërë me dije se kjo parti do të marrë pjesë në seancën e 4 shtatorit ku do të diskutohet për kufijtë. “Ne e rikonfirmojmë mendimin tonë që e shprehu edhe kryetari, Kadri Veseli – jemi pro dialogut dhe e shohim si instrument të mirë për të arritur qëllimet e Kosovës pa e cenuar integritetin territorial. Do të marrin pjesë në seancën e 4 shtatorit, sepse këto qëndrime qe tash i kanë shprehur partitë tjera ne i kemi mbrojtur dhe i mbrojmë ka thënë, Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …