Ish kryetarët amerikanë Obama dhe Bush e kanë nderuar të shtunën senatorin amerikan John McCain

Ish kryetarët amerikanë Obama dhe Bush e kanë nderuar të shtunën senatorin amerikan John McCain

Ish kryetarët amerikanë Barack Obama dhe George W. Bush, kanë nderuar të shtunën senatorin amerikan John McCain, hero i luftës, arkivoli i të cilit u soll në Katedralën e Uashingtonit. Para kësaj, familja e tij kishte kërkuar që arkivoli të ndalonte në Memorialin e Veteranëve të Vietnamit, për të nderuar ata që vdiqën në luftë. Obama dhe Bush, një demokrat dhe një republikan, u shoqëruan nga liderë të SHBA-së, zyrtarë të periudhës së Vietnamit, për të nderuar ish të burgosurin e luftës John McCain, I cili vdiq më 25 gusht nga sëmundja e kancerit. Kurse kryetari Donald Trump nuk ka marrë pjesë në ceremoni, ndërsa anëtarë të administratës së tij, përfshirë vajzën e tij Ivanka kanë qenë të pranishëm. Familjarët e McCain e kishin bërë të qartë se Trump nuk ishte i mirëseardhur në ceremoninë e nderimit në Arizonë dhe Uashington. McCain, gjashtë herë senator republikan nga Arizona dhe heroi i luftës që ka duruar gati gjashtë vjet torturë dhe robëri në burgun famëkeq Hanoi Hilton, ka lënë pas gruan dhe pesë fëmijë.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …