Nesër në ambientet e Institutit Albanologjik, në Prishtinë në orën 12.00 do të përurohen veprat letrare e publicistike të poetit e veprimtarit, Selman Dervishi
I njohur tashmë për botimin e shumë përmbledhjeve poetike dhe veprave letrare e publicistike, krijuesi nga Drenica me vendbanim, në Amerikë, Selman Dervishi, iu ka përkushtuar fatit të Atdheut, duke analizuar ngjarjet e përditshme që kanë të bëjnë me Kosovën, Iliridën, Shqipërinë, trojet shqiptare nën robëri dhe fatin e mërgatës shqiptare kudo në botë. Alfa e angazhimeve të tij është fati i shqiptarit, e kaluara e tij tragjike, e cila vazhdon të jetë edhe më tej tragjike për shkak të pazareve të liga, e aspak parimore që po luhen nga një segment i fuqishëm i diplomacisë ndërkombëtare mbi kurriz të Kosovës, Shqipërisë dhe përgjithësisht mbi kurriz të të gjithë shqiptarëve, ku do ku ata punojnë dhe jetojnë.
I lindur dhe i rritur në Drenicën e trimërisë legjendare, i edukuar në frymën më të pastër kombëtare, i dashuruar në historinë e së kaluarës, ilire, arbëreshe, pellazge, shqiptare, Selman Dervishi thur poezi heroizmi për qëndresën shekullore shqiptare, sidomos prej Motit të Madhe të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut e deri te Epoka lavdi plote e Legjendarit Adem Jashari. Ai ka botuar dhe boton edhe kritika të mirëfillta kundër forcave të territ, kundër forcave sllave, greke dhe kundër tërë armiqve të shqiptarisë.
Selman Dervishi deri tani ka botuar 21 vepra kryesisht përmbledhje poetike por edhe publicistike:
Fluturo moj shqipe……………………………………………….2000
Epope e lirisë……………………………………………………….2001
Gëzone dritën……………………………………………………….2002
Flakë triumfi…………………………………………………………2003
Lulë-kosove………………………………………………………….2004
Kthehu përsëri………………………………………………………2005
Thërret një zog………………………………………………………2005
Shqip Shqipe……………………………………………………….. 2006
Ag pranverë…………………………………………………………. 2007
Tokë e qiell……………………………………………………………2007
Liri Kosovës…………………………………………………………..2008
Popull kombi…………………………………………………………2009
Nenë oj Loke………………………………………………………… 2009
Gjallë Shqiptaria…………………………………………………….2010
Hyje diellore…………………………………………………………. 2012
Rreze diellore…………………………………………………………2015
Riliri ritrollit…………………………………………………………..2018
Strateg-bota në anekdota I. ……………………………………..2012
Strateg-bota në anekdota II. …………………………………….2013
Strateg-bota në anekdota III. ……………………………………2016
Gjergja me Adema…………………………………………………..2018