leoni

Ushtarët e UÇK-së

Ish eprori i UÇK-së, Arif Muqolli nuk përkrah dorëheqjen e veteranëve por kërkon të përjashtohen mashtruesit

Ish eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Arif Muqolli i cili ka qenë në frontin e luftës në zonën e Llapit, nuk e ka ndërmend që të heq dorë nga certifikata e veteranit të UÇK-së, pavarësisht manipulimeve që janë bërë me këto lista. Këto deklarata Muqolli i ka bërë pas reagimit të veteranit, Besnik Sheqiri, njëri prej luftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Llapit, i cili deklaroi se ka hequr dorë nga pozita e veteranit. Ai thotë se nuk duhet dorëzuar certifikata e veteranit, por matrapazët dhe mashtruesit, duhet të raportohen para organeve përgjegjëse. “Hiqni sa nuk është bërë vonë, Të hiqen po se po, por siç thotë populli”me faqe të zezë. Mos harroni se për interesat e juaja partiake e klanore, si dhe ato familjare materiale të jueja, ne jemi këtu ku jemi”, ka shkruar ish-eprori dhe  luftëtari i UÇK-së, Arif Mucolli.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …