Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot. Temë diskutimi e kësaj mbledhje do të jetë kërkesa e opozitës për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme në të cilën është kërkuar debat parlamentar lidhur me ‘korrigjimin e kufijve’ në dialogun Kosovë-Serbi i cili udhëhiqet nga kryetari Hashim Thaçi. Javën e kaluar partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate kanë dorëzuar kërkesën për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme më 4 shtator. Rezoluta e cila pritet të prezantohet në këtë seancë, ka vetëm një pikë: “Që askush nuk ka të drejtë ta negociojë dhe cenojë territorin e Kosovës”
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Limaj: Qeveria Kurti ka fyer veteranët dhe ka përdorur propagandë ruso-serbe
Në konventën e Nismës Socialdemokrate, lideri i partisë, Fatmir Limaj, shprehu kritika të ashpra ndaj …