Këshilltari i kryekuvendarit Kadri Veseli, njëherësh anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, e ka vlerësuar absurde seancën e jashtëzakonshme parlamentare, të thirrur për të martën nga opozita, për të diskutuar për dialogun me Serbinë. Ai ka thënë se është e pafalshme për opozitën që ta shtrojë për debat ndarjen e Kosovës në Kuvend. Sipas tij, subjektet opozitare po e legjitimojnë këtë temë, kur kjo çështje nuk është temë e dialogut Kosovë-Serbi. Stavileci ka deklaruar se është e panevojshme që Kuvendi të nxjerrë rezolutë për mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës, kur atë e garanton Kushtetuta e Republikës. Duke folur për idenë e kryetarit për korrigjimin e kufirit me Serbinë, përmes të cilit synohet që Kosova Lindore t’i bashkohet Kosovës, ai ka thënë se PDK-ja do të ishte e lumtur nëse në fund të këtij procesi negociator rezulton kështu.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …