Me çanta deri në 10 kilogramë peshë mbi supet e njoma, sot fillojnë Vitin e Ri shkollor nxënësit e Kosovës

Me çanta deri në 10 kilogramë peshë mbi supet e njoma, sot fillojnë Vitin e Ri shkollor nxënësit e Kosovës

Zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës, edhe kësaj radhe, me fjalët më të përzgjedhura  kanë uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2018-2019. Ata kanë uruar edhe nxënësit që sot fillojnë për herë të parë mësimin në shkolla, por derisa të arrijnë atje duhet të bartin mbi supe gati një të tretën e peshës trupore. Natyrisht se kjo peshë nuk i prek fëmijët e zyrtarëve, të ministrave, zëvendës-ministrave madje as truprojave të tyre, sepse ata fëmijët i dërgojnë në shkollë me vetura të veta ose të qeverisë, dhe bijtë e bijat e tyre nuk kanë kurrizin e ngarkuar ashtu si fëmijë e fshatarëve, sido mos ata në fshatrat malore ku duhet të ecin deri edhe në dhjetë kilometra rrugë vajtje ardhje nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas.

Ministria e Arsimit dhe Qeveria kanë përgjegjësi morale e kombëtare për deformimin fizik që po u shkaktojnë nxënësve, sidomos atyre prej klasës së parë deri në vitin e tetë, veçmas atyre të fshatrave në zonat e varfra dhe të pazhvilluara të vendit. Këtë përgjegjësi e mbajnë në një masë edhe prindërit, të cilët pajtohen me këtë gjendje dhe nuk e ngehin zërin e protestës. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …