leoni

Hadadinaj: I kemi dhënë vetes prioritet, që cilësinë e arsimit në Kosovë ta përafrojmë me standardet e BE-së

Haradinaj: I kemi dhënë vetes prioritet, që cilësinë e arsimit në Kosovë ta përafrojmë me standardet e BE-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2018/2019. Me këtë rast, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka dhënë vetës prioritet, që cilësinë e arsimit në Kosovë ta përafrojë me standardet e BE-së. “Fëmijë të dashur, kjo është dita e parë e shkollës për ju. Bashkë me mijëra nxënës të tjerë dhe me prindërit tuaj, sot do ta keni një ditë të veçantë. Nga unë pranoni urimet më të mira për fillimin e vitit të ri shkollor!  Ne i kemi dhënë vetes prioritet, që cilësinë e arsimit në Kosovë ta përafrojmë me standardet e BE-së. Së bashku me mësimdhënësit tuaj do të punojmë që ky synim të bëhet realitet”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!

Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!

Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …