Qendra e Studentore shpallë konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë

Qendra e Studentore shpallë konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe ushqim në mensë

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës, shpallë konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2018/2019. Konkursi do të jetë i hapur prej datës 04.09.2018 deri më datën 13.09.2018. Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin do ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtinë. Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës këtë vit do të pranojë rreth 4000 studentë, për të cilët ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për lexim, studim, sport dhe aktivitete tjera të ndryshme. Mënyrat e përzgjedhjës së kandidatëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs. Çmimi do të jetë 35 € për muaj ( 20 € banimi, 15 € ushqimi).

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …