Kryeministri, Haradinaj, ka propozuar për kryesues të dialogut me Serbinë, zëvendës-kryeministrin Fatmir Limaj, zëvendës-kryesues, zëvendës-kryeministrin tjetër Enver Hoxhaj, ndërsa anëtarë të delegacionit janë propozuar ministri i Punëve të Jashtme Behxhet Pacolli, ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar, ministri i Diasporës Dardan Gashi si dhe kryesuesin e deritashëm të dialogut, Avni Arifi. Emrat e delegacionit fillimisht i propozohen Kuvendit të Kosovës për miratim. Kryeministri Haradianaj ka thënë se ky ekip është një delegacion për bisedime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Si Qeveri me këtë delegacion po marrim përsipër dhe përgjegjësitë tona për dialog. Kjo është një mundësi e mirë që Qeveria ta kryejë punën e vet dhe Parlamenti punën e vet, ka thënë Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …