Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, u drejtohet, nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe qytetarëve me një urim të përzemërt, në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, ai veçon fatosat dhe yllkat, nxënësit që ulën për herë të parë në bankat shkollore duke ju dëshiruar, shëndet dhe suksese në mësime. Kryetari Begaj ndër të tjera theksoi: “Malisheva, po përpiqet të krijojë infrastrukturën shkollore sipas standardeve dhe me cilësi të lartë, kushte dhe hapësira të mjaftueshme dhe objekte përcjellëse për mësimdhënie dhe mësimnxënie, duke i orientuar investimet në masë të madhe në sektorin e arsimit. Prandaj edhe kërkohet angazhim i trupës udhëheqëse dhe mësimore që të tregojnë rezultate të pritshme në këtë vit të ri shkollor 2018/2019, me dëshirën që secili do të kontribuojë maksimalisht dhe me shumë përgjegjësi për një arsim sa më cilësor”, thuhet në fund të urimit. Suksese dhe mbarësi për vitin shkollor 2018-2019!