Shoqata “Kosova për Sanxhakun” dhe Ministria e Kulturës mbajnë simpoziumin: “Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” dhe Ministria e Kulturës mbajnë simpoziumin: “Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri

Simpoziumi do të mbahet më 8 shtator duke filluar në ora 9.00 , në dy sesione, të para ditës dhe pas ditës, i cili do të mbahet  në Institutin Albanologjik në Prishtinë.

Simpozium: Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri, synon të prezantoj gjendjen e këngës epike sot dhe në të kaluarën. Hulumtuesit do të referojnë hulumtimet e tyre për pasardhësit e  lahutarëve të njohur Avdullah Zeneli (Avdo Megjedoviq), Salih Uglla (Uglanin), dhe të tjerëve.

Këngët shqiptare të Eposit të Kreshnikëve janë cikël këngësh epike heroike legjendare. Ato radhitën ndër shtyllat më të rëndësishme artistike të kulturës shpirtërore të shqiptarëve. Nuk janë të panjohura këngët e kreshnikëve të cilat u kënduan jo vetëm te Shqiptarët por që u bartën edhe te boshnjakët. Në përhapjen e këngëve epike, te Boshnjakët ndikuan lahutarët e Sanxhakut siç ishin Avdullah Zeneli (Avdo Megjedoviq), Salih Uglla (Uglanin), Murat agë Kurtagaj (Kurtagić), Husë Qorri Husoviq (Ćor Huso Husović), Ashir Qorraj (Ćorović), Kasum Rebronja, Xhemajl Arnauti (Arnautoviq), Ibro Musiqi, Xhyl Bahu (Bahović) etj. Në Amerikë, në Universitetin e Harvardit, Milman Parry ka koleksionin e vet me këngë të viteve ’30, kryesisht të letërsisë gojore të traditës myslimane-boshnjake dhe shqiptare.

Simpoziumi do të tuboj hulumtues nga të gjitha Universitet dhe institutet prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilët me  hulumtimet e tyre do të ndriçojnë këngën epike shqiptare  në Sanxhak , me theks të veçantë ndriçimin dhe përmirësimin e gabimeve që janë bërë në të kaluarën. Nga universiteti i Varshavës do të merr pjesë Prof. Dr. Rigels Halili, prof. Nikolla Skaldaferri nga Universiteti i Milanos. Nga Universiteti I Tiranës Dr. Shefqet Hoxha dhe Dr. Izet Duraku, Prof. Dr. Hamit Xhaferi nga Universiteti i Tetovës. Nga Universiteti i Novi pazarit Prof  Dr, Rexhep Shkrijel, Nga Gjermania Dr. Harun Crnovshanin. Nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prof. dr. Zymer Neziti,  Prof Dr. Adem Zejnullahu, prof Dr, Faik Shkodra e të tjerë.

Projekti do të ndikoj në njohjen e opinionit vendor dhe ndërkombëtar më të kaluarën kulturës dhe traditën e popullit shqiptarë në Sanxhakun e Pazarit të Ri dhe më gjerë. Rolin e këngës epike në ruajtjen historisë kombëtare. Hulumtimet që do të prezantohen në këtë simpozium do të botohen. Kontributi i simpoziumit do të jetë i madh për shkencën në përgjithësi sidomos në shkencën e  albanologjisë.

Simpoziumi do të sjellë studiues nga  shumë universitete prestigjioze dhe do të tubojë njohësit më të shquar të epikologjisë, kjo do të jetë një ngjarje që do të zgjojë interesim të madh edhe të publikut dhe  të studentëve tanë në përgjithësi nga trojet shqiptare e edhe me gjerë. Simpoziumi do të ndikoj në masë të duhur te studentët e aktual dhe te ata që vijnë që të merren me këtë lami shkencore, e cila jep kontribut të madh të ngritjes së vetëdijes kombëtare te  viset shqiptare që janë pothuajse të asimiluara.

Ne përveç që  presim se do ti ndiqni  punime e simpoziumit, shpresojmë shumë se ju media  të respektuara do të na mundësoni që paraprakisht me shkrimet, përkatësisht nëpërmjet  emisioneve  të juaja televizive  të ta njoftojmë opinionin e gjerë rreth kësaj ngjarje.

Kontakti: [email protected], [email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament

Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …