Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, kërkojnë pengimin e referendumit diskriminues për shqiptarët, në Iliridë

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, kërkojnë pengimin e referendumit diskriminues për shqiptarët, në Iliridë

Të nderuar bashkëkombas,

Të respektuara motra dhe vëllezër shqiptarë,

Në emër të Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, publikisht Ju drejtohemi për të penguar referendumin diskriminues për ne shqiptarët në Iliridë. Nuk duhet të lejojmë që pala maqedonase të tallet me identitetin tonë duke i shfrytëzuar si vegla subjektet politike që thirren në emër të shqiptarëve.

SHVL UÇK apelon tek i gjithë opinioni progresiv shqiptarë me kërkesat e saja si vijon:

Të prolongohet data e Referendumit;

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në kuadër të ndryshimeve Kushtetuese të aprovon kërkesat e shqiptarëve:

Në Preambullë të shkruhet: Bartës të sovranitetit të Republikës së Maqedonisë Veriore janë populli maqedon dhe populli shqiptar.

Në Kushtetutë, neni 1 i saj të figuron: Republika e Maqedonisë Veriore është shtet i popullit maqedonas, popullit shqiptar si dhe pjesë e ndarë e popullit turk, popullit vlleh, popullit serb, popullit boshnjak, popullit bullgar, popullit rom.

Gjuhë zyrtare në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë veriore në përdorimin e brendshëm dhe të jashtëm janë: gjuha maqedone me shkrimin e saj, gjuha shqipe me shkrimin e saj.

Konform pikës 2 dhe nënpikave të saja, për gjithë qytetarët e Maqedonisë pa dallim të përkatësisë etnike të tyre, në dygjuhësi të rregullohen edhe dokumentet personale: çertifikata e lindjes, e kurorëzimit, e vdekjes, patent shoferi, pasaporta, letër njoftimi dhe të gjitha dokumentet zyrtare nga njësia bazë deri në nivelin qendrorë.

Të organizohet REFERENDUM i shqiptarëve, ku do të përcaktohemi dhe deklarohemi për federalizimin institucional të Republikës së Maqedonisë.

 Ligji për vetqeverisjen lokale na mundëson që komunat shqiptare të lidhen mesvete dhe të formojnë institucionet e përbashkëta.

Me respekt,

SHVL UÇK

Daim Hiseni

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …