leoni

Daut Haradinaj: Asnjë variantë nuk guxon të jetë pjesë e diskutimeve territori i Republikës së Kosovës

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj tha se do të jap votën pro ekipit negociator. Sipas tij kujdes duhet të kenë me çështjen e territorit të Kosovës, sipas tij nuk duhet të bisedohet për këtë çështje. “Dua të bëjë të qartë që do ta jap votën për ekipin negociator dhe kusht i vetëm është që me asnjë variantë nuk guxon të jetë në tavolinë pjesë e diskutimeve territori i Republikës së Kosovës që është shpallë me 17 shkurt, e kanë besimin tim dhe e përsërit nëse bëhen lojëra këtu kemi me ardh me marr jo besimin” tha Haradinaj Kuvendi i Kosovës po mbanë mbledhjen e nëntë si mbledhje të jashtëzakonshme, ku Qeveria thotë se do të diskutojë për ekipin negociator që do të marrë pjesë në dialogun me Serbinë. Ndërsa sot edhe opozita në Kuvend do të kërkojë miratimin e një rezolute për të kundërshtuar pjesëmarrjen e kryetarit Hashim Thaçi në bisedimet në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …