Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, ku diskutuan për intensifikim e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë përmes iniciativave konkrete. Kryetari Rukiqi pranoi urimet nga Ambasadori Minxhozi për nisjen e detyrës së re në krye të OEK dhe u shpreh i gatshëm për të vazhuar komunikimin që është shumë i rëndësishëm duke e ditur që Kosova dhe Shqipëria janë shtete që kanë interes primar të vazhdojnë bashkëpunimin ekonomik, atë tregtar dhe mundësitë për investime të përbashkëta në sektorin privat. Gjatë takimit Ambasadori Minxhozi dhe Kryetari Rukiqi u dakorduan për disa iniciativa të cilat mundësojnë rritjen e komunikimit mes dy komuniteteve të biznesit për të cilat duhet edhe vula vendimmarrjes së dy qeverive përkatëse në kuptim të dhënies së përkrahjes dhe eleminimit të barrierave. Mes tjerash u theksua rëndësia e rritjes së efikasitetit të punës dhe bashkëpunimit për të hequr barrierat tregtarë, përmes propozimeve konkrete nga bizneset. Përkushtimi më i madh në këtë drejtim dhe ndryshimet e duhura në legjislacion mund të japin rezultat shumë pozitiv për bizneset e të dyja vendeve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …