leoni

Eliminohen dhjetëra tonelata mbeturina në disa rrugë të qytetit dhe fshatra

Vendosmëria e qeverisjes lokale në Ferizaj për të mbajtur pastër mjediset e përbashkëta po shënon rezultate të çdo ditshme. Ekipet e KRM “Pastërtia” me udhëzimet e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu dhe Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë kanë eliminuar edhe dhjetëra tonelata mbeturina të shndërruara në deponi ilegale në rrugën “Norë Kelmendi” në qytet si dhe në disa lagje e rrugë në fshatrat Bibaj, Muhoc dhe Pleshinë. Këto deponi ilegale janë trajtuar edhe më parë, mirëpo për fat të keq faktori njeri prapë i ka shndërruar në vend-hapësira të hedhjes së mbeturinave. Ekipet e KRM “Pastërtia” dhe Ndërmarrjes “Ambienti” në baza ditore po bëjnë mirëmbajtjen e rrugëve dhe lagjeve të qytetit dhe fshatrave në mënyrë që të ketë sa më pak mbeturina. Nevojitet një vetëdijesim më i lartë qytetar për kujdesin ndaj mjedisit, në mënyrë që mos të ndoten hapësira e përbashkëta. Për të zbatuar një politikë të mirëfilltë mjedisore, qeverisja lokale ka ndërmarr deri më tani një sërë masash për mbrojtjen e mjedisit, duke përfshirë edhe vënien e gjobave ndaj ndotësve të mjedisit. Komuna e Ferizajt, inkurajon qytetarët që të denoncojnë rastet kur hasin në ndotës të mjedisit dhe të tillët të procedohen sipas rregullave në fuqi për mbrojtjen e mjedisit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …